8.1 C
New York
E diel, 27 Nëntor, 2022

Buy now

16-vjeçari aksidentohet me motor, përfundon në spital bashkë me pasagjerin 9-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Sarandë. Një mjet tip “Benz” është përplasur me një motor që drejtohej nga një 16-vjeçar dhe pasagjer kishte një fëmijë 9 vjeç. Të dy të miturit janë transportuar në spital.

“Rreth orës 13:00, në hyrje të Ksamilit, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 16 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

<p>The post 16-vjeçari aksidentohet me motor, përfundon në spital bashkë me pasagjerin 9-vjeçar first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,582FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles