3.8 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Tahiri: Kur të mungojë rryma në dimër, Qeveria do t’i fajësojë edhe qytetarët

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se për mungesë të rrymës në dimër, Qeveria do t’i fajësojë edhe vetë qytetarët.

Sipas Tahirit, Qeveria ka humbur kohë duke shpërndarë video propagandistike në vend se të fokusohej në sigurimin e kontratave për energji, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Tahiri i AAK’së konsideron se fakti që Qeveria Kurti ka krijuar një narrativë të edukimit publik e qytetar për ruajtjen e energjisë, do të shfrytëzohet nga po ata që kur të rriten shpenzimet e energjisë e të fillojnë reduktimet, Qeveria “përtej fajësimit të opozitës do të fajësojë edhe qytetarët”, për mos ruajtje të rrymës.

“Qeveria aktuale nuk ka siguruar asnjë kontratë për energji duke i lënë kështu qytetarët në mëshirë të kohës. Në vend se të fokusohej në sigurimin e kontratave të leverdishme, ajo ka shpenzuar kohën dhe potencialin në përgatitjen e videove propagandistike. Kjo me qëllim të shpërqëndrimit të opinionit nga sfidat dhe problemet reale. Madje në funksion të justifikimit të këtij dështimi, ajo ka prodhuar narracione të edukimit publik e qytetarë. Kjo me qëllim që kur të bien temperaturat, kur të rriten shpenzimet, kur të fillojnë reduktimet, kur të mungojnë blerjet dhe furnizimet me energji, si dhe kur të fluturojnë çmimet, ajo përtej fajësimit të opozitës do të fajësojë edhe qytetarët”, shkroi Tahiri në Facebook. /Reporteri.net/.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria aktuale nuk ka siguruar asnjë kontratë për energji duke i lënë kështu qytetarët në mëshirë të kohës. Në vend se të fokusohej në sigurimin e kontratave të leverdishme, ajo ka shpenzuar kohën dhe potencialin në përgatitjen e videove propagandistike. Kjo me qëllim të shpërqëndrimit të opinionit nga sfidat dhe problemet reale. Madje në funksion të justifikimit të këtij dështimi, ajo ka prodhuar narracione të edukimit publik e qytetarë. Kjo me qëllim që kur të bien temperaturat, kur të rriten shpenzimet, kur të fillojnë reduktimet, kur të mungojnë blerjet dhe furnizimet me energji, si dhe kur të fluturojnë çmimet, ajo përtej fajësimit të opozitës do të fajësojë edhe qytetarët.

Kjo qeveri është duke jetuar jashtë kohës, rrethanave dhe realitetit. Nuk është për t’u befasuar sepse shumica e anëtarëve të këtij kabineti, kurrë në jetën e tyre nuk kanë menaxhuar me staf, burime, dhe as nuk janë përballur me ndonjë sfidë!

<p>The post Tahiri: Kur të mungojë rryma në dimër, Qeveria do t’i fajësojë edhe qytetarët first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles