6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Sekretari Blinken: Lufta në Kosovë ishte përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme.

“Lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme, ndërmjet mostolerancës së dhunshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut, mes tiranisë dhe demokracisë. Ne fituam sepse aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë. Më e rëndësishmja, ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë dhe për shkak të popullit të Kosovës”, ka thënë Blinken duke cituar fjalët e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, gjatë një video-adresimi në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të organizuar nga presidenca e Kosovës dhe i cili do të zhvillohet në Prishtinë gjatë dy ditëve të fundjavës.

Ai tha se kur Albright është pyetur se çfarë e bën krenare gjatë shërbimit të saj prej shumë dekadash, gjithmonë thoshte Kosova.

Blinkeni shtoi se Forumi i organizuar nga presidentja Osmani bashkon dy gjëra që i kishte shumë për zemër Sekretarja Madeleine Albright: popullin e Kosovës dhe fuqizimin e grave.

Sipas tij, sekretarja Albright luftoi për angazhimin e grave në të gjitha aspektet e ndërtimit të paqes dhe vendimmarrjes së sigurisë, pjesërisht sepse ajo kishte parë ndryshimin që ndodhte kur atyre u jepej një zë.

“Znj.Albright ka inkurajuar edhe gratë kosovare, kur më 2005 kishte thënë se e ardhmja e vendit do të varet – në një masë jo të vogël -nga mundësitë që do t`u ofrohen grave të vendit”.

“A do t’u jepet atyre një shans i barabartë për të shkëlqyer në klasë, për të pasur sukses në vendin e punës, për të ndjekur ëndrrat e tyre në çfarëdo fushe të angazhimit që mund të zgjedhin – të bëhen biznespersona ose mjekë, gazetare, programuese kompjuteri, madje në të ardhmen edhe presidente e kryeministre të Kosovës?”, ka cituar Blinken, duke potencuar se që nga ajo kohë, Kosova ka votuar dy gra presidente, respektivisht dy më shumë se Shtetet e Bashkuara.

Ai ka falënderuar Osmanin për organizimin e këtij Forumi.

<p>The post Sekretari Blinken: Lufta në Kosovë ishte përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy