5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Rikthimi i mundshëm si kryeministër, Johnson siguron mbështetjen e 100 deputetëve konservatorë

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka marrë mbështetjen e 100 deputetëve konservatorë, sipas një burimi nga ekipi i kampanjës së Johnsonit, por ekipi nuk i ka publikuar emrat e këtyre mbështetësve dhe është dyfishi i numrit i deputetëve që kanë dalë publikisht në mbështetje të Johnsonit.

Për momentin 186 prej 357 deputetëve konservatorë – rreth gjysma – kanë dalë publikisht me qëndrimet se kë do ta përkrahin për pozitën e Kryeministrit të ardhshëm britanik, transmeton Telegrafi.

Për momentin 114 deputetë kanë dalë publikisht me mbështetjen e tyre për Rishi Sunak, 50 deputetë dolën publikisht për Johnsonin, dhe 22 deputetë i dolën në përkrahje kandidates për kryeministre të Britanisë, Penny Mordaunt.

Penny Mordaunt të premten shpalli zyrtarisht kandidaturën e saj për pozitën e Kryeministrit. Rishi Sunak dhe Boris Johnson ende nuk e kanë shpall zyrtarisht kandidaturën e tyre për të konkurruar.

Nominimet do të mbyllen të hënën dhe kandidatët kanë kohë deri atëherë të gjejnë 100 mbështetës për të vazhduar tutje.

<p>The post Rikthimi i mundshëm si kryeministër, Johnson siguron mbështetjen e 100 deputetëve konservatorë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles