8.1 C
New York
E diel, 27 Nëntor, 2022

Buy now

Presidenti Zelensky dekoron kryekuvendarin Talat Xhaferi

Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferit, i është ndarë një dekoratë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Xhaferi vetë ka njoftuar për këtë në Facebook, duke thënë se ia ka ndarë Dekoratën “Jarosllav i Urti” për merita personale të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror e kontribut për Ukrainën.

“Jam veçanërisht i nderuar nga lajmi se Presidenti Zelenski me Dekretin numër 734/2022 më ndan Dekoratën Jarosllav i Urti për merita personale të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë”, ka shkruar Xhaferi.

Xhaferi ka qenë lideri i parë nga rajoni që pati vizituar Kievin pas nisjes së luftës nga Rusia.

Ai është shprehur i bindur se “tmerri dhe pasojat e agresionit, por në të njëjtën kohë, guximi dhe optimizmi i ukrainasve dëshmohet personalisht”.

<p>The post Presidenti Zelensky dekoron kryekuvendarin Talat Xhaferi first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,582FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles