8.1 C
New York
E diel, 27 Nëntor, 2022

Buy now

Osmani: Për ndërtimin e paqes, gratë duhet të ulen në tavolinat vendimmarrëse

Presidentja Vjosa Osmani ka folur në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet në Prishtinë.

Osmani tha se për të vazhduar ndërtimin e paqes, gratë duhet të ulen në tavolinat vendimmarrëse.

“Para 22 vitesh gratë nga anë e mbanë bota u bashkuan për të nisur rezolutën 1325, një akt historik që është gurëthemel i asaj që sot njihet si Agjenda për Gratë në Paqe dhe Siguri. Atëherë kishte nisur një moment kur bota kuptoi se të flasësh me vendosësh për paqe, zërat grave janë më se të nevojshëm, po ashtu mundësoi ofrimin e ndihmës me kontributin dhe angazhimin e grave, por si më e rëndësishmja, duhet të jetë e qartë se nëse dëshirojmë që të vazhdojmë të ndërtojmë paqen, mund ta bëjmë vetëm nëse gratë janë të ulura në tavolinat vendimmarrëse”, u shpreh ajo.

Me tej, Osmani theksoi se po jetojmë në një realitet sfidues për të drejtat e grave.

“Shohim në Ukrainë, në Iran, Kubë etj që mundësia që grave t’iu dëgjohet zëri po luftohet brutalisht, po diskriminohen. Realiteti sfidues është që të drejtat e grave jo vetëm testohen, keqpërdoren dhe lihen anash nga regjimet autokratike, por këto të drejta po sfidohen edhe në demokraci, nga ngritja e rasteve të dhunës në familje, deri tek gratë që gurëzohen për vdekje, vetëm se kërkojnë të drejtat themelore njerëzore. Mund të them se realiteti është i errët dhe nuk mund të fshihemi”, tha Osmani.

<p>The post Osmani: Për ndërtimin e paqes, gratë duhet të ulen në tavolinat vendimmarrëse first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,582FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy