5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Ndjekje si nëpër filma: Hajdutët i kap paniku, shpërndajnë kartëmonedhat për t’i shpëtuar policisë

Plani për të vjedhur para nga një kazino në Kili dështoi për bandën e hajdutëve të cilët morën mbi 10 mijë euro nga kazinoja.

Mesa duket hajdutët nuk e kishin planifikuar me detaje operacionin për të vjedhura paratë në kazino.

Për rrjedhojë ata u detyruan të hidhnin paratë e vjedhura në një autostradë, për të shpërqendruar policinë dhe për t’i shpëtuar prangave.

Siç raportojnë mediet vendase, policia ra menjëherë në gjurmët e tyre, e për pasojë po ndiqte makinën e hajdutëve në autostradë. Këta të fundit mes panikut, hodhën të gjitha paratë në rrugë, teksa makina e tyre lëvizte.

 

Sakaq edhe plani B i hajdutëve dështoi, pasi ata u arrestuan pak minuta më vonë pasi hodhën paratë në rrugë.

Policia bën me dije se banda e hajdutëve përbehet nga gjashtë emigrantë, të cilët tashmë janë në qeli. Ndërsa mësohet se shuma e vjedhur nga kazinoja ishte 10.110 dollarë.

Nga afërsisht dhjetë milionë pesos (rreth 10,110 dollarë) që ishin vjedhur, policia mblodhi aq sa mundi, pasi disa nga kartëmonedhat e shpërndara nga era u mblodhën nga kalimtarët në autostradë./abcnews.al/

<p>The post Ndjekje si nëpër filma: Hajdutët i kap paniku, shpërndajnë kartëmonedhat për t’i shpëtuar policisë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles