7.2 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Marrëveshja Kosovë-Serbi me apo pa njohje, nuk varet nga BE’ja

Emisari special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës që bëri të shtunën në Kosovë, deklaroi se mënyra se si përfundon marrëveshja finale me Serbinë, me apo pa njohje, nuk varet nga BE’ja.

Të dy palët e përfshira në takim refuzuan të japin detaje të hollësishme lidhur me diskutimet që zhvilluan, ndonëse deklarata më e fortë ishte ajo e emisarit Lajçak për marrëveshjen finale me Serbinë, ku tha se finalizimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, është çështje që duhet zgjidhur nga të dy shtetet të përfshira në dialog, pa ndikim të ndërmjetësuesve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në adresimin e tij përpara mediave, Lajçak tha se takimi i sotëm ishte konstruktiv dhe i dobishëm.

“Nuk do të jap detaje, por takimi me kryeministrin Kurti ishte shumë konstruktiv dhe shumë i dobishëm dhe ne jemi duke bërë progres në bisedimet tona. Kjo ndoshta ajo çka mund të them”, tha ndërmjetësi evropian para mediave, pas takimit me Kurtin.

Ai ka pranuar se ndër diskutimet që ka pasur me Kryeministrin ishte edhe propozimi franko-gjerman; megjithatë, refuzoi ta diskutojë më tutje duke thënë se një gjë e tillë nuk do ta ndihmonte procesin.

“Kemi diskutuar për propozimin gjerman, por nuk e ndihmon procesin nëse hyj në detaje. Janë çështje të ndjeshme dhe jam në kontakt me të dy, Kurtin dhe Vuçiqin”, tha ai.
Rreth takimit me emisarin Lajçak, një komunikatë për media lëshoi edhe Zyra e Kryeministrisë.

Kurti pas takimit me Lajçak: I diskutuam elementet e kornizës së marrëveshjes me Serbinë

Në komunikatën e Qeverisë u bë e ditur se në takim është diskutuar për mbarëvajtjen e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zbatimin e plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit për energji dhe çështjet aktuale.

“Kryeministri Kurti e falënderoi z. Lajčák për angazhimin e tij në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se nuk ka kaluar shumë kohë prej se Emisari Lajçak ishte për vizitë në Kosovë, para kësaj të fundit. Ai kishte zhvilluar një takim me kryeministrin Kurti më 13 tetor, ku temë diskutimi ishte çështja e targave dhe energjia.

Sidoqoftë, vizitën e sotme, Lajçak e ka quajtur “vizitë të rregullt”.

“Në vizitën time të rregullt në Kosovë, u takova me kryeministrin Albin Kurti për të vazhduar diskutimet tona shumë të dobishme për progresin vendimtar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, afrimin e afatit të 31 tetorit për riregjistrimin e targave dhe zhvillimet e fundit në fushën e energjisë” ka shkruar Lajçak në Twitter. /Reporteri.net/.

<p>The post Marrëveshja Kosovë-Serbi me apo pa njohje, nuk varet nga BE’ja first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles