8.1 C
New York
E diel, 27 Nëntor, 2022

Buy now

Lajcak konfirmon propozimin franko-gjerman: Janë çështje të ndjeshme, nuk i ndihmoj procesit nëse hyj në detaje

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka folur para mediave pas takimit që pati sot me kryeministrin Albin Kurti.

Ai nuk dha shumë detaje të takimit, përveçse tha se ka progres, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Nuk do të jap detaje, por takimi me kryeministrin Kurti ishte shumë konstruktiv dhe shumë i dobishëm dhe ne jemi duke bërë progres në bisedimet tona. Kjo ndoshta ajo çka mund të them”, tha ndërmjetësi evropian.

Ai ka pranuar se ndër diskutimet që ka pasur me Kurtin ishte edhe propozimi franko-gjerman.

“Kemi diskutuar për propozimin franko-gjerman, por nuk e ndihmon procesin nëse hyj në detaje. Janë çështje të ndjeshme dhe jam në kontakt me të dy, Kurtin dhe Vuçiqin”, tha ai.

I pyetur për një draft të asociacionit që qarkulloi ditëve të fundit, Lajçak tha se nuk ka lidhje me ta.

“Kam dëgjuar nga mediat e juaja, nuk kam qenë i informuar. Nuk është shpërndarë me ne. Ne nuk kemi kërkuar nga askush që ta bëjë këtë, është i ndarë nga dialogu”, tha ai.

Kujtojmë se i dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë qëndrimit në Prishtinë gjatë kësaj jave dhe takimeve që kishte me krerët e shtetit, shprehu mbështetjen e plotë për formulën franko-gjermane për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Sikurse na është shpjeguar, ky propozim do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës dhe potencialisht Serbisë, në strukturat euro-atlantike. Po, e mbështesim plotësisht. Dhe, më duhet të shtoj se ne gjithmonë e kemi përkrahur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe ne do ta mirëprisnim në OKB dhe në të gjitha strukturat tjera evropiane”, ishin fjalët e Escobar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes deklaratave të tyre, kanë konfirmuar se kanë njohuri për një propozim të tillë.

Vuçiq, më 8 tetor, tha se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë hyrjen e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Kurti, deklaroi se ekziston “një iniciativë franko-gjermane, e cila dëshiron që t’i japë edhe më shumë fuqi (të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav) Lajçakut, sikurse që i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane”.

 

<p>The post Lajcak konfirmon propozimin franko-gjerman: Janë çështje të ndjeshme, nuk i ndihmoj procesit nëse hyj në detaje first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,582FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy