5.3 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Kurti pas takimit me Lajçak: I diskutuam elementet e kornizës së marrëveshjes me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në takim me emisarin special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka vazhduar bisedimet me të lidhur me procesin e dialogut.

Përmes një njoftimi në Twitter, Kurti tha se u bisedua edhe për elementet e kornizës së marrëveshjes me Serbinë dhe çështje të tjera aktuale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Sot në Prishtinë, EUSR Miroslav Lajcak dhe unë vazhduam diskutimet tona për procesin e dialogut, elementet e kornizës së marrëveshjes dhe çështjet aktuale. E falënderova për angazhimin e tij drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes një marrëveshjeje përfundimtare të përqendruar në njohjen reciproke”, tha kryeministri Kurti.

Edhe emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka folur para mediave pas takimit që pati sot me kryeministrin Albin Kurti.

Ai nuk dha shumë detaje të takimit, përveçse tha se ka progres.

“Nuk do të jap detaje, por takimi me kryeministrin Kurti ishte shumë konstruktiv dhe shumë i dobishëm dhe ne jemi duke bërë progres në bisedimet tona. Kjo ndoshta ajo çka mund të them”, tha ndërmjetësi evropian.

Lajçak tha se janë dy vendet që duhet ta përcaktojnë marrëveshjen finale e se kjo nuk varet nga ndërmjetësuesit. /Reporteri.net/.

<p>The post Kurti pas takimit me Lajçak: I diskutuam elementet e kornizës së marrëveshjes me Serbinë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,700FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles