5.3 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Kritikohet organizimi i Vjosa Osmanit: Nuk u ftuan gratë shqiptare që dhanë kontribut gjatë luftës

Reagime të shumta ka pasur rreth Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po organizohet për herë të parë nga Presidenca e Kosovës dhe i cili po mbahet në Prishtinë.

Presidentja Osmani po kritikohet se nuk ka ftuar në këtë Forum gratë shqiptare që kanë dhënë kontribut në Kosovë para dhe gjatë luftës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar duke thënë se historia e grave të Kosovës të Kosovës në garantimin e paqes dhe sigurisë as nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin.

“Historia e grave të Kosovës në garantimin e paqes dhe sigurisë as nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin! Ajo edhe njëherë u dëshmua se nuk i pranon dot afër vetes heroinat e gjalla të Kosovës.

Jemi një Komb qe trashëgojmë mençurinë dhe guximin e grave me shekuj’’, shkroi Musliu.

Ajo po ashtu ka reaguar edhe ndaj deklaratës së Ministrit të Mbrojtjes ku kishte thënë se “Ushtria konsiderohet ende si vend për burrat dhe këtë duhet ta ndryshojmë… “.

‘’Paska harruar se inkuadrimi i grave e vajzave në UÇK të motivuar nga Shote Galica, Nora e Kelmendit, Vaskalina, Micja, Mbretresha Teutë e gra tjera heroina, kanë sfiduar mendesine e secilit njeri qe mendon si Armend Meha.

Gratë kanë pësuar më se shumti kur për to kanë folë e po flasin njerëz me mentalitet anadollak si Armend Meha&CO’’, ka përfunduar statusin në Facebook Musliu.

Ndërkaq, Drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu, ka reaguar duke thënë se të organizosh një konferencë për gratë dhe rolin e tyre në paqe e të mos ftosh gratë që ka dhënë kontribut para, gjatë dhe pas luftës nuk i bën nder Kosovës si mikpritëse por edhe s’mund të rishkruhet historia.

“Me u organizu ne Kosove një konference per gra & rolin e tyre ne paqe, dhe mos me ftu as si mysafire gratë dhe vajzat me kontributin me te çmuar para, gjate & pas luftës, si shembull te dëshmuar në botë, nuk i bon nder Kosovës si nikoqire, por edhe historinë nuk e rishkruan”, ka shkruar Begu në ‘twitter’.

Begu s’ka dhënë emra të veçantë të ndonjë gruaje që s’është ftuar, duke thënë se numri i tyre është shumës.

Ai në reagimin e tij ka bashkëngjitur edhe një link ku gjendet lista e grave që kanë marrë çmim nga Kombet e Bashkuara për kontributin e tyre. Mes emrave është edhe Flora Brovina.

Nora Weller, aktiviste për Trashëgiminë Kulturore, ka thënë se gratë që kontribuuan për paqen dhe diplomacinë në luftë në Kosovë nuk kanë qenë të ftuara në këtë eveniment.

Përveç kësaj, ajo ka shtuar se, këtë qasje nuk do ta kishte miratuar ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

“Gratë që (në fakt) kontribuan për paqen dhe diplomacinë në luftën e nxehtë të viteve të 90-ta në Kosovë nuk janë ftuar në këtë eveniment. Madeleine Albright nuk do ta kishte miratuar këtë qasje”, ka thënë Weller.

The women who (actually) contributed to peace and diplomacy in the heated war of the 90s in Kosova have not been invited to this event. Madeleine Albright would not have approved this approach. @VjosaOsmaniPRKS @albinkurti @GashiLiza @SaraBogujevci pic.twitter.com/MDlSpkSA8v

— Nora Weller (@wellernora1) October 22, 2022

Me iniciativë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë sot nisi punimet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të grumbullojë 126 folës nga 33 shtete, 6 kontinente dhe mbi 400 pjesëmarrës.

Përgjatë dy ditëve sa do të zgjasë ky Forum, folës, panelistë e diskutues të tjerë do të debatojnë në temën bosht “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”. /Reporteri.net

 

<p>The post Kritikohet organizimi i Vjosa Osmanit: Nuk u ftuan gratë shqiptare që dhanë kontribut gjatë luftës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,700FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy