8.1 C
New York
E diel, 27 Nëntor, 2022

Buy now

Hovenier komenton adresimin e Blinken në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, e quan “emocionues”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e ka quajtur “emocionues” adresimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, drejtuar pjesëmarrësve të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i mbajtur për herë të parë në Prishtinë nën patronatin e Presidentes Vjosa Osmani.

Ambasadori Hovenier e ka falënderuar sekretarin Blinken për fjalimin e tij duke thënë se mënyra më e mirë për ta nderuar trashëgiminë e sekretares Albright është duke quar përpara parimet që përçon ky forum, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Faleminderit Sekretarit Blinken për mesazhin e tij prekës gjatë sesionit kryesor të #WPSRKS2022. Siç ndan Sekretari Blinken në mesazhin e tij, ne mund ta nderojmë më së miri trashëgiminë e Sekretares Albright duke avancuar parimet e GPS dhe duke qenë të vërtetë ndaj vlerave tona”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Thanks to @SecBlinken for his moving message during the keynote session of #WPSRKS2022. As Secretary Blinken shares in his message, we can best honor Secretary Albright’s legacy by advancing WPS principles and being true to our values. https://t.co/fR7fotxpbK

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 22, 2022

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në adresimin e tij, ka thënë se lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme.

“Lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme, ndërmjet mostolerancës së dhunshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut, mes tiranisë dhe demokracisë. Ne fituam sepse aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë. Më e rëndësishmja, ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë dhe për shkak të popullit të Kosovës”, ka thënë Blinken duke cituar fjalët e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, gjatë një video-adresimi në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të organizuar nga presidenca e Kosovës dhe i cili do të zhvillohet në Prishtinë gjatë dy ditëve të fundjavës.

Ai tha se kur Albright është pyetur se çfarë e bën krenare gjatë shërbimit të saj prej shumë dekadash, gjithmonë thoshte Kosova. /Reporteri.net/.

Sekretari Blinken: Lufta në Kosovë ishte përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme

<p>The post Hovenier komenton adresimin e Blinken në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, e quan “emocionues” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,582FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy