6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Hoti: Mosveprimi nga ana e Qeverisë ka nxjerrë nga qarkullimi ekonomik rreth 500 milionë euro

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se mosveprimi nga ana e Qeverisë së Kosovës ka nxjerrë nga qarkullimi ekonomik rreth 500 milionë euro.

Dukje ju referuar raportit të Komisionit Evropian për tremujorin e tretë 2022, Hoti thotë se rritja e Produktit të Brendshëm Bruto u ulë në 2.1%, shpenzimet kapitale të Qeverisë u zvogëluan me 30%, deficiti tregtar i mallrave u thellua nga 51% në 53% dhe si rezultat, suficiti i buxhetit të Qeverisë arriti në 2.9%, shkruan Reporteri.net.

Ai tregon dy masat që sipas tij kanë qenë plotësisht nën kontrollin e Qeverisë të cilat do të qarkullonin në ekonomi edhe 500 milionë euro shtesë dhe kriza sipas tij në vendin tonë do të përballohej më lehtë, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

MOSVEPRIMI I QEVERISË KA NXJERRË NGA QARKULLIMI EKONOMIK RRETH 500 MILIONË EURO

Raporti i Komisionit Evropian për ekonominë e Kosovës për tremujorin e tretë 2022 thekson se:

1. Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto u ulë në 2.1% kryesisht për shkak të rënies së investimeve totale me 16.8%.

2. Shpenzimet kapitale të Qeverisë u zvogëluan me 30%, që është shkaktari kryesor i ngadalësimit të rritjes ekonomike.

3. Deficiti tregtar i mallrave u thellua nga 51% në 53% të Produktit të Brendshëm Bruto.
4. Të hyrat buxhetore u rritën për 15% për shkak të inflacionit të lartë.

5. Si rezultat, suficiti i buxhetit të Qeverisë arriti në 2.9% të Produktit të Brendshëm Bruto.

A ka qenë e mundur të evitohen disa nga këto probleme ekonomike? Apo së paku të zbuten? Sigurisht që PO.

Ja dy masa të thjeshta që kanë qenë plotësisht nën kontrollin e Qeverisë:

1. Nëse do të mbaheshin shpenzimet kapitale të Qeverisë së paku si në vitet e mëparshme, e jo të uleshin me 30% apo me rreth 200 milionë euro, do të shtohej aktiviteti ekonomik, që do të rezultonte me normë më të lartë të rritjes ekonomike, më shumë vende pune, më shumë të ardhura për familjet dhe fitime për bizneset, si dhe më shumë tatime për shtetin.

2. Nëse Qeveria do të ulte TVSH-në dhe akcizën në disa mallra (në naftë në veçanti), atëherë sot do të kishim rreth 300 milionë euro më shumë në qarkullim në ekonomi, në llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve.

Vetëm me këto dy masa të thjeshta do të qarkullonin në ekonomi edhe 500 milionë euro shtesë. Këto dy masa i kemi propozuar si opozitë. Dhe të dy masat kanë qenë plotësisht nën kontrollin e Qeverisë. Nëse do të ndërmerreshin me kohë, do të kishim një vit krejt tjetër në aspektin ekonomik dhe më lehtë do ta kishim përballuar krizën.

Një QEVERI E DJATHTË do të kishte vepruar kështu. Një QEVERIA E DJATHTË arriti që në kulmin e pandemisë dhe izolimit ekonomik, gjatë periudhës Qershor 2020 – Mars 2021, të fuste në ekonomi direkt dhe indirekt rreth 700 milionë euro. Kjo u arrit pavarësisht se të hyrat në buxhet kishin rënë me 600 milionë euro.

<p>The post Hoti: Mosveprimi nga ana e Qeverisë ka nxjerrë nga qarkullimi ekonomik rreth 500 milionë euro first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles