5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Hisen Berisha i thotë Kurtit: Ik Albin se je duke rrëshqitur në tradhti

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka akuzuar ashpër kryeministrin e vendit, Albin Kurti për veprimet e tij karshi dialogut me Serbinë.

Berisha ka thënë se veprimet e Kurtit përbëjnë rrëshqitje në ‘tradhti’ ndaj Kosovës.

Sipas Berishës, Kurti ka vendosur të nënshkruaj gjithçka çka atij i servohet nga të tjerët.

“Mendoj se si opozitë, në veçanti ne si PDK, duhet të insistojmë të dimë nga Kurti se çfarë do të bëj me Asociacionin dhe a do të ketë njohje nga Serbia?!”, ka thënë Berisha.

Sipas deputetit të PDK-së, çdo e keqe për Kosovën do të largohej nëse Kurti do të ikte nga pozita e kryeministrit.

Deklarata e plotë e Berishës:

Kisha paralajmëruar Rrëshqitjen kah tradhtia të Albin Kurtit

Kisha paralajmëruar se, puna më me prioritet për ketë qeveri është implementimi i marrëveshjeve të arritura me garantimin ndërkombëtarë të SHBA. Theksin po e vë të krijimi i Asociacionit me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e Asocicionit dhe Statutin.

Reformatimi kurtian i dialogut dhe marrëveshjeve, është ridimensionim i dialogut me qëllim të akomodimit të interesave nacionale serbe.

Marrëveshja e zotimeve në Uashington, duhet zbatuar me prioritet sepse i mundëson Kosovës të ecën e papenguar përpara, pasi të arrihet marrëveshja gjithpërfshirëse finale sipas zotimeve të Uashingtonit me njohjen e ndërsjellë.

Vonesat që po shkaktohen në proces, shkaktojnë vazhdim të statusquosë e kjo është në interesin e Rusisë, me ketë edhe të Serbisë.

Por, rrethanat e reja pas Luftës në Ukrainë dhe rritjes së agresivitetit rus në rajon, do i venë në pozita shantazhuese vendet vendimmarrëse të Evropës edhe në raport me Kosovën, duke bërë presion politik diplomatik për mbylljen e procesit.

Në planin e politikës së jashtme, Kosova ka ecur përpara kur Amerika dhe Britania janë kthyer në qendra të vendosjes kurse angazhimi i Frances dhe Gjermanis mbesin të mirseardhura meqë janë portat e integrimit evropian të Kosovës, gjithmon në harmonizim gjeostrategjik dhe gjeopolitik me SHBA dhe aspirarat tona për integrime tejatlantike. Prandaj diplomacia kosovare nuk duhet të lejoj të ndodh nxjerrja e Kosovës nga Mbretëria e Bashkuar dhe Amerika, interesim ky direkt që shkon në favor të Rusisë.

Qëndrimi i përfaqësuesit amerikan z. Escobar, në vizitën e djeshme në Kosovë e përforcoj konstatimin se “nxjerrja e çështjes së Kosovës nga diplomacia e SHBA, në atë evropiane, është interes rus”.

Edhe pse në publik pak u dhanë informacione, ajo që po lexohet tashmë, është se Kurti ka vendos të nënshkruaj çdo gjë.

Mendoj se si opozitë, në veçanti ne si PDK, duhet të insistojmë të dimë nga Kurti se çfarë do të bëj me Asociacionin dhe a do të ketë njohje nga Serbia?!

Sepse, njohjen nga Serbia, kohëve të fundit nuk po e përmend fare Kurti!

Pastaj, si do të veproj më kërkesën për zbatimin e vendimit të gjykatës për manastirin e Deçanit, a jeni ende për opsionin që ato të mbesin kisha në pronësi të Kosovës e jo të Serbisë?

Përndryshe, vizita e Eskobarit tregon kujdesin dhe angazhimin që Amerika ka për Kosovën por hezitimi i bashkërendimit politik me SHBA si partneri strategjik në objektivat nacionale, po krijon hapsirë për ndikimin e determinuar evropian.

Pas deklarimit te përfaqësuesit Amerikan, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës megjithatë e përkrahin edhe propozimin franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë, nëse Prishtina zyrtare dakordohet, atëherë, çdo epitet pezhorativ kryeministrit Kurti i shkon përshtati si: mashtrues, tradhtar, kuisling e të tjera.

Dokumenti me versionin e ri kobndjellës për Kosovën që tashme e publikuan me entuziazëm mediet kujdestare proautonomiste, në rend të parë në zgjidhjen që ofron, bie ndesh me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe i njohur nga SHBA në kufijtë ekzistues si shtet unitar. Prandaj, që në start ky dokument dhe ajo çka ofron si zgjidhje të paralajmëruar nga Petich, Lajchak, Sholc, Makron, por që qeveria dhe politkbërja jonë s’kanë dashur ta lexojnë, s’është gjë tjetër veçse një “Republika Serbska”, pra është ndarje e Kosovës në regjione dhe prishje e karakterit unitar të shtetit.

Është dalje tërësisht jashtë sistem uridik të Kosovës, një mostër institucionale me kompetenca që e defunksionalizon shtetin e Kosovës ashtu siç i ndodhi Bosnjës pas Dejtonit me Republiken proruse serbska.

Kushtetuta e Kosovës e parasheh bazuar edhe në Pakon Ahtisari, formimin e asociacioneve për bahskëverpimatari qeverisëse lokale, por Kushtetuta e Kosovës, nuk ka mekanizma ta ndal që ky asociacion të rris shkallen e autonomisë nga ajo ekonomike kulturore e arsimore, në politike, pra të pavarësohet.

Këtë e dëshmon edhe përmbajtja e dokumentit ku theksohet se asociacioni mund të shpërbëhet vetëm nga vetvetja. Kjo tregon për fuqinë e tij konstituive si subjekt i të drejtës publike. Pra, po krijohet si njësi adminsitrtive politike e territoriale e paralele ndaj organeve të pushtetit qendror në Prishtinë.

Asociacioni sipas marrëveshjes së 2013/15 me vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese, nuk ishte në iteresin e Serbisë që të implementohej, ndaj dhe Vuçiqit i konvenonte çdo prolongim i bisedimeve, duke stisur situata krize në veri në mes barrikaduesve që i rreshtonin të identifikuarit edhe nga DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit), si kriminel por, edhe nga Kryeministri ynë e Ministri i PB në veri, përballë forcave tona policorë që kishin detyrë ligjore të vendosnin rendin kushtetues atje.

Tejzgjatja e statusquosë që është në interes të Serbisë e Rusie, tani kemi propozimin për një asociacioni si agjenci për mbrojtjen e të drejtave kolektive serbe ndaj autoriteteve publike në Prishtinë, pra partner në ndarjen e pushtetit me Republikën e Kosovës, kurse në të njëjtën kohë këtë pushtet e ushtrojnë në emër të Serbisë si shtet.

Pra, me ketë propozim evropian, “Zajednica” përligjet si subjekt i së drejtës vendore, që do ketë status special brenda rendit juridik kushtetues të vendit, duke ruajtur statusin e rolit të vet në kushtetutën e Serbisë që nuk obligohet në ndërrime kushtetuese.

Përkundër faktit se kisha paralajmëruar se duhej kërkuar që për të përmbushur zotimet e dala nga Marrëveshja e Ëashingtonit, Serbia duhej detyruar së pari, në ndryshimet e veta kushtetuese. Përndryshe, vet Serbia ka henidikep në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ngase kushtetutën e saj e mbanë Kosovën si pjesë integrale politike dhe territoriale.

Pra, tani më me këtë platformë proserbe, si pasoj e pretendimit për reformatim të dialogut duke ridimensionuar të njëjtin, ndesh edhe me parin e unitaritetit shtetëror të vendosur nga Kuvendi i Kosovës, çështja e njohjes nga Serbia eliminohet si detyrim, as si shtyrje për një kohë.

Modeli i Gjermanive flet për një ridimensionim të ambicieve serbe dhe shqiptare në rajon, ngase ambiciet gjermane ishin bashkimi kurse ambiciet serbo-shqiptare nuk janë bashkimi. Ndarja e Kosovës nuk erdhi as përmes “Badinterit” për shpërbërjen e ish Jugosllavisë por me luftë çkirimtare.

Po ti referohemi vetëm kompetencave në urbanizim, tregon se ky asociacion do të thotë kolonizim në të ardhmen. Krijon mundësi për adminustrim të territorit, krijim të vendvanimeve dhe sjellje të kolonëve, nga trrva jasht Kosivës, pa mundësi ndërhyrjeje nga pushteti shtetror i Kosovës.

Nëse asociacioni nuk do të lejonte që Kosova të marr pamjen e lëkurës së leopardit përmes enklavave dhe eksterritorialiteti të kishave e manastireve, me këtë propozim dokument, Kosova do të etablohet me një pamje të lëkurës së leopardit pra në përputhje me ambisiciet srbe që pretendojnë të kenë nën kontroll 42% të territorit të vendit.

Kjo trajtë e asociacionit paralizon funksionimi apo shtrirja e pushtetit të shtetit të Kosovës, sepse si i tillë ky asociacion do përkujdesët për të drejtat kolektive të komunitetit serb, kurse institucionet shtetërore si palë homologe nuk do të kenë ingirenca në territorin e asociacionit / “Republika Serbska”.

Kisha paralajmëruar se edhe BE edhe NATO por edhe vetë SHBA, kanë interes gjeostrategjik e politik, që ti integrojnë dhe shkëpusin nga Rusia një popull pre afër 7 milionësh, që në raport me Ne, një popull prej 2 milionësh sa jemi në Kosovë, duket e akceptueshme, ndaj dhe nuk duhet befasuar nëse vërejmë se perëndimi po e përkëdhel Serbinë, edhe pse është naivitet politik e social, të besohet se Serbia largohet nga Rusia.

Por, rreziku është në faktin se Serbia pas këtij dokumenti dhe faktit se na mbanë në kushtetutën e sajë dhe për një periudhë siç ceket aty, obligohet të bëj ndryshime kushtetuese, atëherë Serbia do të determinoj edhe më tutje të drejtën për vendimmarrje për Kosovën, duke pasur fjalën kryesore në emër të këtij hendikepi konstitucional.

Komuniteti ndërkombëtar më nuk po kërkon një zgjidhje të shpejt por një proces pajtimi.

Motivi i sakrificës sonë për liri, nuk ishte pajtimi me Serbinë por ishte liria dhe Kosova shtet i pavarur e demokratik.

“Zajednica” alias “Republika Srbska” si entitet ligjor me kompetenca ekzekutive, si propozim, në Kosovë nuk guxon të kaloj, ngase kjo do të përbënte një “casus beli” për luftë!

Është ky kryeministër që para 2 jave e rrejti dhe e mashtroj qytetarin e Kosovës, se nuk ka plan të ri për Kosovën dhe se “zajednicen” nuk do ta impelementoj sipas parimit etnik.

Këtë e pati edhe kauzë elektorake e politike të ardhjes së vet në pushtet, duke drejtuar gishtin ndaj atyre që i akuzonte për harta e thika mbi harta.

Është Albini që për 15 vjet e demonizoj këtë vend e ndali zhvillimin me kauza të rrejshme.

Është Albin Kurti që i kalli institucionet për marrëveshjet me Serbin për “Çakorra” e “Zajednica”, e sot ky Albini po synon ti implementoj përfshi edhe zajdnicen në versionin e Reppublika serbskas.

Është sot Albini, që bën marrëveshje anti kushtetuese me serbin, si ajo për energjinë dhe Udhëzuesin për Implementim, marrëveshjen për Lëvizje të lirë, në emër të reformatimit të dialogut, me çka edhe të arriturat e Kosovës në raport me Serbin po i shkatërron.

Sot, është një sekret publik që dihet, se Hashim Thaçi pikërisht për shkak që nuk i pranoi këto marrëveshje të dëmshme, është i akuzuar në Hage.

Prandaj çdo e keqe për Kosovën pas pavarësisë, ka ardhur nga ky njeri Albin Kurti dhe të gjitha të këqijat për Kosovën hiqen kur Albini shkon.

Kështu që “Albin ik”!

Ik se po rrëshqet në tradhti, e tradhtia ka çmimin tradicional.

<p>The post Hisen Berisha i thotë Kurtit: Ik Albin se je duke rrëshqitur në tradhti first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy