3.9 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

Haradinaj kritikon BE’në: S’ka ide se çka kërkon nga procesi i dialogut Kosovë-Serbi

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë vizitës së tij u shpreh se të dyja palët duhet të përcaktojnë vetë epilogun e dialogut.

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj ka thënë se një deklaratë e tillë nënkupton se BE-ja nuk ka ide se çfarë do të ndodhë me këtë proces dhe kur do të përfundojë ai.

Ajo më tej ka thënë se një qasje e njëjtë është edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën duke vendosur kushte të reja.

“Deklarata e Lajçakut se Kosova e Serbia duhet ta përcaktojnë vetë epilogun e dialogut nënkupton se BE-ja nuk ka ide se çka kërkon nga procesi, nuk ka ide se çka është normalizimi, dhe nuk ka ide se kur duhet të përfundojë procesi. Çasje e ngjashme me procesin e liberalizimit të vizave: kushte pafund, koncesione pafund, rezultat askund”, shkroi ajo.

<p>The post Haradinaj kritikon BE’në: S’ka ide se çka kërkon nga procesi i dialogut Kosovë-Serbi first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles