3.9 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

Çuni Lajçi i lënduar që po e fyejnë për shitjen e librave në sheshe: Po m’thonë lypsar, por duhet me jetu me diçka

Për një kohë, aktori Çun Lajç, ishte i shtrirë në spital, në repartin e Pulmologjisë për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Por, reagimet e tij e statuset, gjithmonë zgjojnë debat në rrjetet sociale. Pos shumë roleve në filma e teatër, aktori ka të botuar edhe disa libra që vazhdon t’i shesë vet nëpër sheshet e qyteteve.

Kjo ka bërë që komentet të jenë prej më të ndryshmeve, madje nuk munguan as ato fyese e të ulëta.

Këto komente aktorin e kanë prekur, i cili thotë se thjesht po i shet librat të cilat ai vetë i shkruan.

“Unë prej një pensioni, veç muj me rrejtë vetën, se s’mundesh me jetu me 200 euro. A ma mirë me ia shtri dorën dikujt me lyp, apo me shitë veprën tande. Unë shkruaj 5-6 orë paradite; 1 vit shkruaj, për me shit 1 muaj ditë. Unë nuk dal asnjë ditë tjetër shesheve me shitë libra pos 15 ditë të korrikut e 15 ditë të gushtit”, tha Lajçi për T7.

<p>The post Çuni Lajçi i lënduar që po e fyejnë për shitjen e librave në sheshe: Po m’thonë lypsar, por duhet me jetu me diçka first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles