5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Clark: Krenar për atë që po bën Kosova për t’i kontribuar demokracisë në Evropë, pres të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s

Ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropë, Wesley Clark, ka thënë se është krenar me hapat që ka bërë Kosova për demokratizim dhe zhvillim ekonomik.

Clark ka thënë të shtunën përmes një video-adresimi në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen e Sigurinë të organizuar nga Kosova, se ndihet krenar po ashtu për ato që po bëhen për demokracinë në Evropë.

“E mirëpres edhe mundësinë që të bëheni pjesë e BE-së dhe NATO e ndoshta më së shpejti e Këshillit të Evropës. Jam shumë mirënjohës për miqësinë e Kosovës dhe personalisht sa herë vij në Kosovë jam shumë krenar për hapat që i keni bërë në demokratizim dhe zhvillim ekonomik. Jam shumë krenar për krejt çfarë po bëni për njëri-tjetrin për demokracinë në Evropë”, ka thënë Clark.

Ai është shprehur falënderues që forumi po i dedikohet ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.

<p>The post Clark: Krenar për atë që po bën Kosova për t’i kontribuar demokracisë në Evropë, pres të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles