9.1 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Boris Johnson kthehet në Britani të Madhe, do të kandidojë për postin e kryeministrit

Boris Johnson është fotografuar duke u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar.

Ish-kryeministri britanik ka qenë për pushime në Republikën Domenikane, gjersa në mëngjes raportohet se ka arritur në Londër pasi i tha një aleati se do të kandidojë për të udhëhequr sërish vendin.

Ai është para i ulur në klasën ekonomike të aeroplanit së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.

Johnson dhe familja e tij hipën në aeroplan para të gjithë të tjerëve – dhe sipas korrespondentit të skynews, pati një “reagim të ashpër” të pasagjerëve të tjerë.

“Ai ishte i veshur me kostume dhe i zhytur në mendime”, njofton mediumi britanik.

Ndryshe, për të pasur mundësi që të marrë sërish detyrën, ai do të ketë nevojë për mbështetjen e 100 deputetëve konservatorë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, atij do t’i duhej të mundte ish-kancelarin Rishi Sunak – dhe fushata e tij pretendon se ata tashmë e kanë kaluar atë prag.

Më parë, një aleat i Johnson tha se ish-kryeministri ka mbështetjen e “67 deputetëve”.

<p>The post Boris Johnson kthehet në Britani të Madhe, do të kandidojë për postin e kryeministrit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy