12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Andin Hoti martohet me shefen e stafit të Besnik Bislimit

Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hoti, sot i ka dhënë fund beqarisë me Kaltrina Zekën.

Me kostumet e tyre të martesës ata dolën në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet, derisa nuk mungonte edhe flamuri kombëtar dhe tupanët.

Por, çifti i ri kanë bindje të ndryshme politike.

Derisa Andini Hoti është anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, Kaltrina Zeka është shefe e stafit të zëvendëskryeministrit që vjen nga Vetëvendosje, Besnik Bislimi.

Sidoqoftë, ata e bënë publike edhe fejesën e tyre qysh në korrik të këtij viti, kur Andini i bëri Kaltrinës një propozim shumë të veçantë martese.

<p>The post Andin Hoti martohet me shefen e stafit të Besnik Bislimit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles