5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Vendet e Bashkimit Evropian, thirrje për gjykatë të posaçme për krimet e Rusisë

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po mbajnë të premten ditën e dytë të një takimi të nivelit të lartë për të vlerësuar mbështetjen e tyre për Ukrainën. Ata folën për nevojën e një gjykate të posaçme për krimet e Rusisë. Presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të nxisë një eksod refugjatësh duke shkatërruar infrastrukturën energjetike të vendit të tij të shkatërruar nga lufta.

Kryeministri letonez Krisjanis Karins tha në ditën e dytë të bisedimeve në Bruksel se lufta e Rusisë po bëhet gjithnjë e më brutale, duke vënë në shënjestër qytetarët ukrainas dhe infrastrukturën e tyre civile dhe energjetike.

“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në Evropë për të mbështetur Ukrainën, jo vetëm për të dënuar Rusinë, por gjithashtu të fillojmë të punojmë drejt një gjykate për ta mbajtur Rusinë edhe ligjërisht përgjegjëse për mizoritë,” tha ai.

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas shprehu gjithashtu nevojën e një gjykate të veçantë për krimet e agresionit të Moskës.

“…Sepse krimet e luftës ndiqen penalisht nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale dhe Ukraina, por krimet e agresionit mund të ndiqen penalisht vetëm nga një gjykatë e veçantë”, tha ajo.

Kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo tha se përgjigjia e bashkuar ka dhënë rezultate, por theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së qytetarëve të BE-së për Ukrainën.

“Nuk është e lehtë. Është jashtëzakonisht e dhimbshme. Por përpjekjet tona dhe ato që u kërkojmë popullatës sonë, sjellin rezultat. Dhe kjo është e rëndësishme për të mbajtur qytetarët tanë të motivuar”, tha ai.

Pothuajse tetë muaj pas luftës, Rusia po vë gjithnjë e më shumë në shënjestër centralet e Ukrainës, ujësjellësit dhe infrastrukturën tjetër kyçe me sulmet me raketa dhe dronë.

Kjo vjen ndërsa BE-ja vuan pasojat e nevojës urgjente për t’iu larguar varësisë tek gazi dhe nafta ruse, ndërsa lufta shkakton rritje çmimesh dhe luhatje në treg.

Udhëheqësit e bllokut me 27 vende nuk arritën të enjten të binin dakord për një tavan çmimesh për gazin, pasi Gjermania e kundërshtoi një gjë të tillë.

Më shumë se 4.3 milionë qytetarë ukrainas janë regjistruar për strehim të përkohshëm në BE.

Në një projekt-deklaratë të takimit të nivelit të lartë, udhëheqësit premtojnë “të qëndrojnë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet” me mbështetje të vazhdueshme politike, ushtarake dhe ekonomike.

Projekt-deklarata e siguruar nga agjencia Associated Press, pritet të miratohet më vonë të premten, por formulimi i saj mund të pësojë ende ndryshime.

BE-ja është thellësisht e ndarë për mënyrën se si do të trajtojë ardhjen e emigrantëve pa autorizim, por shumë vende, veçanërisht në Evropën Qendrore dhe Lindore, kanë lënë mënjanë kundërshtimet për të pritur në masë refugjatët nga Ukraina. /voa

<p>The post Vendet e Bashkimit Evropian, thirrje për gjykatë të posaçme për krimet e Rusisë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy