5 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

U.D. e rektorit përveç e afërt e Osmanit, del të jetë edhe financuese e VV-së

Sot gjatë ditës, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të UP-së, me 8 vota për dhe 1 abstenim, rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, u shkarkua.

Shkarkimi i Naser Sahitit si rektor i Universitetit të Prishtinës i hapi rrugë anëtares të familjes së presidentes Osmani.

Pasi u bë e ditur se ushtruesja e detyrës së rektores në UP, Luljeta Plakolli-Kasumi është kushërira e presidentes Osmani, ajo po del të jetë edhe në mesin e financuesve të fushatës së partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Në raportin financiar të fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje, Luljeta Plakolli-Kasumi, shihet në mesin e personave që kishin financuar Vetëvendosjen për zgjedhjet e përgjithshme me 6 tetor 2019.

Vendimi për shkarkimin e Naser Sahitit është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues, pa praninë e mediave të cilat nuk janë lejuar të hyjnë në takim.

“Sot me datën 21 tetor 2022, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka emëruar si ushtruese të detyrës (u.d.) së rektorit, Prof. Ass. Dr. Luljeta Plakolli-Kasumi, profesoreshë në Fakultetin Juridik të UP-së. Prof. Ass. Dr. Plakolli-Kasumi ka marrë përsipër këtë detyrë që të ndihmojë mbarëvajtjen e punës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe të sigurojë ligjshmëri në konkurrencë gjatë procedurës së zgjedhjes së rektorit të UP-së. E njëjta, nuk pretendon të marrë pjesë në konkursin për rektor dhe pas përmbylljes së procesit do t’i kthehet angazhimeve të saj në Fakultetin Juridik.” – thuhet në njoftimin e UP-së.

Përpjekjen e pushtetit për të ndikuar në Universitetin e Prishtinës e ngritën në alarm edhe shoqëria civile.

Ata kishin kërkuar që politika të qëndrojë jashtë UP-së në një njoftim publik dy ditë më parë.

“Kjo nuk është hera e parë që partia në pushtet përdor metodën e ndërrimit të rregullativës me qëllim të punësimeve dhe avancimeve të njerëzve të saj të afërt në institucione të arsimit. Rikujtojmë se para pak muajsh me iniciativë të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, me shmangie nga rregullorja e Kuvendit dhe me procedura të përshpejtuara, është amandamentuar Ligji për Zyrtarët Publikë, me ç’rast u është lejuar deputetëve që të vazhdojnë punën si pjesëtarë të stafit akademik në universitete”, thuhej në komunikatë./Nacionale

<p>The post U.D. e rektorit përveç e afërt e Osmanit, del të jetë edhe financuese e VV-së first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,593FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles