3.9 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

Qeveria Kurti mblidhet me mëngjes, ndahen 19 milionë euro për Pakon e Ringjalljes Ekonomike

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime për ndarjen e nëntëmbëdhjetë milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Qeveria përmes një njoftimi ka sqaruar se ka ndarë 5 milionë euro në mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike.

“Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, janë ndarë pesë milionë euro (5.000.000,00 €) për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike”, njoftoi Qeveria.

Kurse, janë ndarë edhe 14 milionë euro në masa shtesë sipas Pakos për Ringjallje Ekonomike të masës për mbështetje të likuiditetit familjar.

“Ndërsa, me vendimin e dytë të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej katërmbëdhjetë milionë euro (14.000.000,00 €), për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar”.​

<p>The post Qeveria Kurti mblidhet me mëngjes, ndahen 19 milionë euro për Pakon e Ringjalljes Ekonomike first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles