7 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

Qeveria i quan “sprova dhe testime” idetë dhe modelet që po qarkullojnë rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi

Qeveria e Kosovës është deklaruar për takimin që sot gjatë ditës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ishte i vetmi lider opozitar që iu përgjigj ftesës së tij për takim.

Qeveria e ka cilësuar përmbajtësor takimin me Haradinajn, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Qeveria njofton se në takim u diskutua për “idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nga e nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë Qeveria thotë se funksionojnë si sprova dhe testime.

“Në këtë takim përmbajtësor në të cilin Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendës-kryeministri i parë, Besnik Bislimi, u diskutua për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nga e nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë funksionojnë si sprova dhe testime”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit që zhvilloi me Kurtin, temë e të cilit Haradinaj tha se ishte marrëveshja finale me Serbinë, e fokusuar në njohje reciproke

“Sapo e përfundum një takim me kryeministrin Kurti. Tema ishte marrëveshja finale me Serbinë, pra marrëveshja për njohje reciproke. E diskutuam procesin, e diskutuam marrëveshjen vetë, i diskutuam sfidat që i ka Kosova në këtë proces, pra ishte një takim me përmbajtje”, tha Haradinaj pas takimit. /Reporteri.net

Haradinaj e konfirmon se Kurti e ka marrëveshjen në tavolinë: I diskutuam që nga preambula dhe të gjitha nenet

<p>The post Qeveria i quan “sprova dhe testime” idetë dhe modelet që po qarkullojnë rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,592FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy