7 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

Pimenta: Haaland do të jetë futbollisti i parë që do të transferohet për shifrën 1 miliardësh

Agjentja e Erling Haalanditit beson se futbollisti mund të shitet për një shifër rekorde prej 1 miliardë funteve.

Rafaela Pimenta, përfaqësuesja e sulmuesit të Manchester Cityt, i është përgjigjur një pyetjeje rreth vlerës së mundshme të sulmuesit në tregun e transferimeve.

“Një miliard. Nëse shtoni vlerën e tij si lojtar, vlerën e imazhit të tij, kontributin total të sponsorëve të tij, ndoshta do të ishte një miliard”, tha ajo për “Sky Sports”.

“Unë mendoj se Erling do të jetë lojtari i parë, transferimi i të cilit është rreth një miliard”, shtoi Pimenta.

Kujtojmë se 22-vjeçari u transferua te Manchester City në verën e këtij viti. Ai me kampionët anglezë nënshkroi kontratë 5-vjeçare.

Deri më tani, Haaland ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat.

<p>The post Pimenta: Haaland do të jetë futbollisti i parë që do të transferohet për shifrën 1 miliardësh first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,592FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles