5 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

Osmani: Nuk ka “draft gjerman” për Asociacionin, është “fake news”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka quajtur “fake news” një draft-statut të Asociacionit që gjatë ditës së djeshme u publikua në media, e që u tha se është përgatitur nga ekspertë gjermanë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Osmani ka thënë se nuk ekziston një draft i tillë gjerman, e as që i është dorëzuar ndonjë draft i tillë Qeverisë së Kosovës.

“Nuk e kam parë atë draft mbi tavolinë sepse është ‘fake news’, nuk është e vërtet që ekziston një draft gjerman që i është dorëzuar Republikës së Kosovës e as nuk do të ketë. Për shkak se qëndrimi i partnerëve tanë është i qartë. Ata nuk thonë vetëm themelojeni Asociacionin, por edhe e përmendin se asnjë veprim i tillë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Kushtetueses. Sekretari amerikan Blinken rikonfirmoi në takimin që kishim në SHBA se nga Kosova nuk do të kërkohet asgjë që do të bie ndesh me Kushtetutën e Kosovë”, ka thënë Osmani në një adresim për media.

Osmani ka thënë se askush asnjëherë nuk ka kërkuar nga Kosova që të heqë dorë nga njohja reciproke.

“Qytetarët të rrinë të qetë sepse nuk do të lejojmë asnjëherë që të preket sovraniteti, integriteti terriorial i vendit. Në krye të vendit janë njerëzit që kanë parandaluar marrëveshje të dëmshme për vendin, jo të tjerë”, u shpreh Osmani. /Reporteri.net

<p>The post Osmani: Nuk ka “draft gjerman” për Asociacionin, është “fake news” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,593FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy