9.7 C
New York
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Buy now

Nis takimi i Kurtit me Ramush Haradinajn

Ka nisur takimi i thirrur nga kryeministri Albin Kurti me liderët opozitarë, takim ky në të cilin po merr pjesë vetëm kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Këtij takimi nuk i janë bashkuar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e as ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur ftesën e Kurtit si joserioze, pa përmbajtje, pa agjendë dhe pa protokoll, duke refuzuar kështu pjesëmarrjen në takim.

Krasniqi ka deklaruar se s’do t’i shkojnë Kurtit në takim për çështje teknike, por vetëm kur të flitet për marrëveshjen finale me Serbinë.

Ftesën e Kurtit e ka refuzuar edhe Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Edhe Abdixhiku ka kërkuar nga Kurti që për këtë temë të raportojnë në Kuvend.

Ftesa e Kurtit për opozitarët erdhi menjëherë pas takimit të tij me të dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /Reporteri.net

<p>The post Nis takimi i Kurtit me Ramush Haradinajn first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,601FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles