9.7 C
New York
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Buy now

Marrëveshja me Kosovën, Vuçiq: Nuk e përjashtoj dorëheqjen “për të blerë më shumë kohë për Serbinë”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha të enjten se nuk beson në një marrëveshje të shpejtë me Kosovën por vendi i tij ndodhet nën trysni për të gjetur një zgjidhje, sikurse edhe për t’i vendosur sanksione Moskës për shkak të agresionit në Ukrainë.

“Presioni ndaj Serbisë po rritet, sepse të gjithë duan t’i jepet fund sagës së Kosovës”, tha  Vuçiq.

Presidenti serb dramatizoi edhe më shumë situatën duke thënë gjithashtu se nuk përjashtohet që ai të largohet nga posti i tij “për të blerë gjashtë deri në nëntë muaj kohë për Serbinë”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Vuçiq tha se mund ta bënte këtë si një “lëvizje taktike” për të shpëtuar vendin e tij dhe për ta blerë atë gjashtë deri në nëntë muaj.

“Unë mund të mendoj për këtë në momentin kur situata është e tillë që duhet të blej kohë për Serbinë nëse shoh se diçka është e pamundur, megjithëse i afrohem çdo gjëje për të gjetur një zgjidhje”, th Vuçiq.

Vuçiq tha për TV Prva se gjatë bisedës me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, është përmendur një afat prej disa javësh për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por mendon se kjo është joreale.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, qëndroi të enjten në Beograd një ditë pas vizitës në Prishtinë, gjatë së cilës tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin një nismë franko-gjermane për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa nënvizoi se diplomatët evropianë thonë që kjo është çështje javësh. /Reporteri.net

<p>The post Marrëveshja me Kosovën, Vuçiq: Nuk e përjashtoj dorëheqjen “për të blerë më shumë kohë për Serbinë” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,601FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles