3.9 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

KOSTT-i i gatshëm për investime në Vallaç

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) është i gatshëm që të investojë në nënstacionin e Vallaçit, i cili gjendet rreth tetë kilometra larg Mitrovicës së Veriut, të banuar me shumicë serbe.

Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Jeton Mehmeti, kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it. Ai shton se ky nënstacion nuk është menaxhuar nga institucionet e Kosovës që nga përfundimi i luftës.

“Infrastruktura, sa kemi informacione nuk është në gjendje të mirë. KOSTT-i gjithmonë në planin e biznesit ka paraparë investime për Vallaçin. Por, duke pasur parasysh mungesën e qasjes atje, ne nuk kemi mundur të investojmë. Ne gjithmonë do të jemi të gatshëm, të realizojmë planet tona të biznesit dhe planet tona investive. Duke marrë parasysh që ne kemi pritur që te kemi qasje edhe më herët, ne vazhdimisht kemi aprovuar planet investimeve, por nuk kemi pasur qasje dhe as mundësi që të investojmë”, ka deklaruar Mehmeti.

Qasja e KOSTT-i në këtë nënstacion sigurohet në bazë të Udhërrëfyesit për Marrëveshjen për Energjinë midis Kosovës dhe Serbisë.

Nënstacioni elektrik në Vallaç është një prej pikave e cila i furnizon me energji elektrike katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe hidrocentralin e Ujmanit (Gazivodës), si dhe i takon rrjetit të shpërndarjes së Kosovës edhe sipas Marrëveshjes së Brukselit për energjinë të vitit 2013 dhe asaj të vitit 2015.

Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën se KOSTT-i dhe kompania serbe, Elektrosever, në Mitrovicën e Veriut, kanë arritur marrëveshje teknike për zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, sipas BE-së, Elektrosever ka dorëzuar te KOSTT-i të dhënat e konsumatorëve në veri, ashtu siç parashihet edhe me Udhërrëfyes.

<p>The post KOSTT-i i gatshëm për investime në Vallaç first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles