5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Këshilli i Prindërve reagon sërish: Jo mësimit të shtunave

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka dalë edhe një herë kundër që mësimi të mbahet të shtunave për t’i zëvendësuar orët e humbura për grevën në shtator.

Këshilli ka përmendur aktivitetet që fëmijët duhet t’i kryejnë gjatë dy ditëve të vikendit, duke kundërshtuar që ata të mbajnë mësim.

“Janë dy ditë shumë të rëndësishme për to e për ta, të marrin kënaqësi, të luajnë e bëjnë çka vetë duan, të garojnë e sfidohen me aktivitete jashtëshkollore. Prindërit janë gjithnjë gati për mbështetje!”.

“Këshilli i Prindërve u uron të gjithë fëmijëve fundjavë të suksesshme, përplot kënaqësi e argëtim. Mirëpresim mbështetjen e institucioneve për aktivitete jashtëshkollore. Jo mësimit të shtunave, jo mësimit me zor!”, thuhet në reagimin e Këshillit.

Reagimi i plotë:

Djem e vajza, anembanë Kosovës, të shtunave e të dielave marrin pjesë në gara të ndryshme në futboll, basketboll, vrapim, karate, xhudo, gjimnastikë, hendboll, tenis, pingpong e sporte të tjera.

Vajza e djem gjithandej vendit të shtunave zhvillojnë aktivitete kulturore (teatër, vallëzim, balet, muzikë e art), ose edhe ndjekin kurse të ndryshme për gjuhë të huaja, kodim e zanate.

Djem e vajza në çdo komunë relaksohen në fundjavë me vizita familjare, ecje në natyrë, lexim sipas dëshirës, lojëra kompjuterike e plot aktivitete të tjera të moshës.

Janë dy ditë shumë të rëndësishme për to e për ta, të marrin kënaqësi, të luajnë e bëjnë çka vetë duan, të garojnë e sfidohen me aktivitete jashtëshkollore. Prindërit janë gjithnjë gati për mbështetje.

Dy ditë për rifreskim të mendjes e trupit, çlodhje e pushim. Dhe të gjitha këto, si parakusht, që java vijuese të mund të jetë sa më produktive në shkolla.

Këshilli i Prindërve iu uron të gjithë fëmijëve fundjavë të suksesshme, përplot kënaqësi e argëtim! Mirëpresim mbështetjen e institucioneve për aktivitete jashtëshkollore!

JO mësimit të shtunave, JO mësimit me zor!

FËMIJËT KANË TË DREJTA – OBLIGOHEMI T’I MBROJMË!

<p>The post Këshilli i Prindërve reagon sërish: Jo mësimit të shtunave first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles