8.1 C
New York
E diel, 27 Nëntor, 2022

Buy now

Kërkesa e Esobar për zgjatje të afatit për targat, reagon Presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është përgjigjur kërkesës së Emisarit të ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që kërkoi shtyerjen e afatit për zëvendësimin e targave nga qytetarët e Veriut.

Anipse Presidentja Osmani nuk dha një përgjigje të prerë nëse mbështet kërkesën e Escobarit për zgjatje të afatit, tha se kjo do të nënkuptohej si tolerim ndaj kërcënimeve të bandave kriminale në raport me serbët lokalë të cilët i kanë ndërruar targat, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Ajo që e kam thënë në takim me Escobar është se kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit. Mbi 90 përqind e serbëve i kanë targat në RKS, ata e respektojmë ligjin dhe parimin e barazisë. Por, ekziston një grup i vogël i serbëve që akoma nuk e ka bërë këtë ndryshim, për arsyen e vetme sepse kërcënohen nga bandat kriminale që paguhen nga Aleksandër Vuçiq. Dhe tani shtyrja e vazhdueshme në njëfarë mënyre nënkupton që po tolerohen këto kërcënime të bandave kriminale në raport me serbët lokalë. Prandaj, kjo mbi të gjitha është çështje e sundimit të ligjit, nuk është assesi kundër serbëve. Është një çështje që ka të bëjë me mbrojtjen e tyre nga këto banda kriminale”, deklaroi Osmani në një konferencë për media. /Reporteri.net/.

Escobar: Afati për targat të shtyhet edhe për 10 muaj, përqëndrimi të jetë në gjëra më të mëdha, e jo në targa e letërnjoftime

<p>The post Kërkesa e Esobar për zgjatje të afatit për targat, reagon Presidentja Osmani first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,582FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles