6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Giorgia Meloni i kërkon presidentit italian postin e kryeministres

Udhëheqësja e partisë “Vëllezërit e Italisë”, Giorgia Meloni, ka deklaruar se ajo dhe aleatët e vet i kanë kërkuar presidentit të vendit t’i japë asaj mandatin për të formuar atë që do të ishte qeveria e parë e udhëhequr nga e djathta ekstreme e Italisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Meloni dhe aleatët e saj të fushatës, të premten u takuan me Presidentin Sergio Mattarella për rreth 10 minuta në pallatin presidencial Quirinal, shkruan Al Jazeera.

Ajo u tha gazetarëve se koalicioni i kishte treguar njëzëri Mattarellës se ajo e meritonte mandatin për të qeverisur.

Nëse Melonit, 45-vjeçe, i pranohet kërkesa, ajo do të ishte gruaja e parë që do të bëhej kryeministre e Italisë.

Meloni përkrahet nga dy aleatët e saj kryesorë të krahut të djathtë – Matteo Salvini dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi.

<p>The post Giorgia Meloni i kërkon presidentit italian postin e kryeministres first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy