4.4 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Escobar: Nuk e di nga erdhi 24 shkurti si afat, kjo është absolutisht e pavërtetë

Në një intervistë për televizionin publik serb, emisari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar i ka hedhur poshtë afatet e përmendura për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi.

“Jo, absolutisht jo. Nuk e di nga ka ardhur, por nuk ka afate”, ka deklaruar Escobar.

Kjo është një pjesë e intervistës së Escobar për RTS.

Zoti Escobar, a keni vendosur ndonjë afat?

– Jo, absolutisht jo. Nuk e di nga ka ardhur, por nuk ka afate.

Por ju përmendët se një zgjidhje mund të arrihet brenda disa javësh. Çfarë do të thotë?

– Unë thashë që ka një propozim franko-gjerman që ne e mbështesim. Është një propozim që duhet shqyrtuar dhe do të na ndihmojë të arrijmë progres në dialog shumë shpejt. Nuk kam vendosur asnjë afat për këtë dhe ai propozim është ende në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Së pari, nuk na takon ne të vendosim afate, por me sa di unë nuk i kanë vendosur as evropianët.

Po janë përmendur javët?

-Po, u përmendën javët, por mendoj se kjo do të thotë se ky propozim duhet të shqyrtohet me shumë kujdes dhe duhet parë në kontekstin e asaj që po ndodh në Evropë. Evropa po përballet me një nga krizat më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore dhe është e rëndësishme të konsolidojmë komunitetin tonë, të krijojmë stabilitet në zonën evropiane duke u përballur me krizën në Ukrainë. Prandaj ideja e progresit drejt krijimit të një situate të qëndrueshme në Ballkan është absolutisht e rëndësishme në këtë moment. Sa më shpejt të shqyrtojmë mundësitë për ta arritur këtë, aq më mirë”

A mendoni se është e mundur të arrihet ndonjë zgjidhje brenda pak javësh?

– Nuk jam në dijeni që propozimi evropian kërkon një zgjidhje urgjente brenda disa javësh, por sigurisht që kërkon përparim shumë të shpejtë.

Po 24 shkurti që u përmend?

– Nuk e di nga erdhi, por absolutisht nuk është e vërtetë.

Escobar në Beograd: Nëse Kosova dhe Serbia gjejnë zgjidhje pa njohje reciproke, i mbështesim

<p>The post Escobar: Nuk e di nga erdhi 24 shkurti si afat, kjo është absolutisht e pavërtetë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles