5.3 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Escobar në Beograd: Nëse Kosova dhe Serbia gjejnë zgjidhje pa njohje reciproke, i mbështesim

I dërguari Special i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka dhënë një intervistë në Beograd, ku ndër të tjera ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia do të gjejnë ndonjë zgjidhje pa njohje reciproke, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i përkrahin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Escobar ka thënë se ShBA’të e mbështesin njohjen reciproke, por se thelbi i dialogut është që palët të gjejnë një zgjidhje që u përshtatet.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin njohjen reciproke. Ne mendojmë se kjo do të ishte më e mira për rajon. Por thelbi i dialogut është që të dy palët të gjejnë një zgjidhje që u përshtatet atyre. Nëse ka ndonjë zgjidhje që u përshtatet të dy palëve… Nëse të dy palët pajtohen, po.

Ne duhet të gjejmë një rezultat përfundimtar të qëndrueshëm që u përshtatet të dy shteteve. Pozicioni ynë në dialog gjatë gjithë kohës ka qenë që njohja, me gjasë, është zgjidhja më e mirë, por nëse të dy palët gjejnë ndonjë zgjidhje tjetër, ne do ta mbështesim. Sidoqoftë, ne duhet të qëndrojmë të përfshirë në dialog, ta parandalojmë ndonjë konfrontim apo ndonjë lloj dhune mes dy palëve që do të mund ta destabilizonte rajonin”, ka thënë Escobar për RTS.

Ai ka paralajmëruar një vizitë në rajon të përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, lidhur me propozimin franko-gjerman.

“Ne do t’i vazhdojmë konsultat me të dy kryeqytetet, dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun, do ta vizitojë rajonin dhe do të vazhdojë ta konsiderojë propozimin franko-gjerman dhe të shikojë forma që ta interpretojë atë propozim që mund të na jep neve një kornizë të qartë për procesin e negociatave”, ka thënë Escobar./Reporteri.net

<p>The post Escobar në Beograd: Nëse Kosova dhe Serbia gjejnë zgjidhje pa njohje reciproke, i mbështesim first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy