12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Escobar: Ballkani është i një rëndësie jetike për të ardhmen e Evropës

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Ballkani është i një rëndësie jetike për të ardhmen e Evropës.

Emisari amerikan tha se qeveritë e vendeve ballkanike duhet të mësojnë të merren me median e lirë, e cila është kruciale për suksesin e rajonit si pjesë e Evropës dhe komunitetit transatlantik.njoftoi ambasada amerikane në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

“Mundësitë këtu janë të mëdha, por sfidat janë të vazhdueshme. Qeveritë e vendeve të Ballkanit duhet të mësojnë të merren me median e lirë, e cila është kruciale për suksesin e rajonit si pjesë e Evropës dhe komunitetit transatlantik”, tha ai.

Escobar në dy ditët e fundit qëndroi fillimisht në Prishtinë, e pastaj edhe në Beograd, nga ku tha se  pret vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe hapa të mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve. /Reporteri.net

<p>The post Escobar: Ballkani është i një rëndësie jetike për të ardhmen e Evropës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles