12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

Deputetja e VV-së: Me kënaqësi shkoj në zgjedhje për të mos e pranuar Asociacionin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu Hyseni ka thënë se me kënaqësi do të shkonte në zgjedhje të reja, për ta refuzuar Asociacionin mono-etnik.

Kryeziu-Hyseni, ka thënë se nuk beson që kryeministri i vendit, Albin Kurti do ta pranojë një marrëveshje me Serbinë pa njohje dhe me Asociacionin me kompetenca ekzekutive brenda.

“Me shumë kënaqësi do të shkoja në zgjedhje që të mos nënshkruhet Asociacioni ku karakteristikë e tij është etnia. Do të shkoja në zgjedhje për të mos e nënshkruar një marrëveshje që nuk sjell njohje reciproke”, ka thënë ajo.

Sipas deputetes, kjo është koha më e mirë që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë në mënyrë adekuate, në mënyrë që problemi me Serbinë të mos i trashëgohet gjeneratave të ardhshme.

“Kjo marrëveshje do të shkaktonte telashe të mëdha, gjeneratë pas gjenerate”, ka thënë ajo në T7.

<p>The post Deputetja e VV-së: Me kënaqësi shkoj në zgjedhje për të mos e pranuar Asociacionin first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles