Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Një furgon ka humbur kontrollin duke u munduar t’i shmanget një aksidenti me makinë, por ngjarja ka përfunduar më keq se që paramendohej.
Furgoni doli jashtë kontrollit dhe e goditi një burrë që ishte afër makinës së tij në pjesë të sigurt, afër dyqanit të një pompe derivatesh.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen e rëndë.
Dëshmitari ka rrëfyer se personi që u godit ndodhet në gjendje të rëndë dhe se është duke u trajtuar në spitalin e Prishtinës.
Videoja është publikuar nga Express.
<p>The post Dalin pamjet e aksidentit të rëndë në Rahovec, furgoni humb kontrollin dhe godet një person first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>