5 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

3 klubet e mëdha angleze të gatshme për të transferuar Frenkie de Jong

Frenkie de Jong ka tërhequr interesim e disa klubeve të mëdha nga Premierliga.

Sipas “ESPN”, Chelsea, Liverpool dhe Manchester United do të jenë të gatshëm të “luftojnë” mes vete për mesfushorin, nëse ai vendos përfundimisht të largohet nga Barcelona në janar.

Thuhet se Chelsea është informuar se holandezi mund të rishqyrtojë vendimin e tij në lidhje me të ardhmen e tij te Barcelona. Ai donte të qëndronte në verë, megjithëse Barcelona ishte e gatshme të ndante rrugët.

Përveç kësaj, Manchester United ra dakord me Barcelonën në verë për një transferim të 25-vjeçarit për 65 milionë euro (plus 20 milionë të tjera në formë bonusesh), por vetë lojtari vendosi të qëndrojë në “Camp Nou”.

Megjithatë, së fundmi kanë qarkulluar lajmet se ish-mesfushori i Ajaxit mund të ndryshojë vendim dhe të vendosë për t’u larguar qysh në afatin e dimrit.

Gjithçka mund të jetë më e qartë pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Ndryshe, Frenkie de Jong ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2026.

<p>The post 3 klubet e mëdha angleze të gatshme për të transferuar Frenkie de Jong first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,593FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles