9.7 C
New York
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Buy now

Takimi me Hovenierin, Bislimi: Kosova dhe SHBA-ja janë aleate në vlera dhe partnere në qëllime

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur të enjten në takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim u diskutua për procesin e dialogut, me ç’rast Zëvendëskryeministri i foli Ambasadorit për “njohjen reciproke në qendër”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Pas takimit me Hovenier, përmes një postimi në Twitter, Bislimi tha se ambasadori amerikan rikonfirmoi partneritetin e ngushtë që ka Kosova me ShBA’në.

“Kosova dhe SHBA-ja janë aleate në vlera dhe partnere në qëllime. Takimi i sotshëm me ambasadorin, rikonfirmoi partneritetin e ngushtë që e kanë dy shtetet tona. Diskutuam edhe për rrugën përpara në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE, pas vizitës së z. Escobar”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/.

<p>The post Takimi me Hovenierin, Bislimi: Kosova dhe SHBA-ja janë aleate në vlera dhe partnere në qëllime first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,601FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles