3.5 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

Sveçla: Kosova e përkushtuar t’i shtyjë përpara iniciativat në kuadër të Procesit të Berlinit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova është e përkushtuar të shtyjë përpara iniciativat në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilat sipas tij janë në dobi të rajonit dhe më gjerë.

Sveçla, derisa ka marrë pjesë në takimin e ministrave në kuadër të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, ka thënë se për të ishte kënaqësi e madhe që ishte i pranishëm.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, migracionit të paligjshëm dhe terrorizmit mbetet prioritet për qeverinë tonë”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Samiti i ardhshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit do të mbahet më 3 nëntor, si dhe do të drejtohet nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

<p>The post Sveçla: Kosova e përkushtuar t’i shtyjë përpara iniciativat në kuadër të Procesit të Berlinit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles