9.7 C
New York
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Buy now

Qeveria për “draftin gjerman” të Asociacionit: Përveçse draft, është pa autor

Për Qeverinë e Kosovës, çdo asociacion që karakter themeltar ka etninë, bie ndesh me Kushtetutën dhe karakterin e shtetit.

Kështu ka thënë zëdhënësi i këtij institucioni, Përparim Kryeziu, i cili komentoi “draftin gjerman” që ka qarkulluar në media për sa i përket statutit të asociacionit, duke thënë se ai përveçse është draft, është edhe pa autor.

“Qëndrimi jonë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i njohur, i qartë dhe i njëjtë. Për më tepër, komunitetet jo-shumicë kanë nevojë për integrim, jo izolim. Sa i përket dokumentit që ka qarkulluar sot në media, ai përveçse draft, është pa autor”, është shprehur Kryeziu për Klan Kosova.

Më tej, Kryeziu tha se si qeveri kanë kushtetutshmëri dhe ligje, të cilat sipas tij, do t’i respektojnë dhe mbrojnë.

Publikohet “Drafti gjerman” i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

<p>The post Qeveria për “draftin gjerman” të Asociacionit: Përveçse draft, është pa autor first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,601FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy