12.9 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Konfiskohen 700 litra vajra motorike në Viti, po kontrabandoheshin nga Maqedonia e Veriut

700 litra vajra motorike janë konfiskuar, pasi po kontrabandoheshin nga fshati Tanushe i Maqedonisë së Veriut, për në Viti, pasditen e sotme.

Vajrat po kontrabandoheshin me një kombi të bardhë, pa targa.

Të dyshuarit, me qëllim që t’i humbin gjurmët, kishin shkarkuar mallrat në fshatin Drobesh të Vitisë dhe ngarkuar në mjetin tjetër transportues , WV Caddy, ngjyrë e kuqe, me targa vendore, i cili u nis në drejtim të rrugës Viti – Gerlicë.

Policia ka arritur që në fshatin Sodovinë ta ndaloj automjetin që drejtohej nga i dyshuari me inicialet B.K., mashkull kosovar nga Ferizaj.

Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar 70 pako me nga 10 litra vajra motorike.

<p>The post Konfiskohen 700 litra vajra motorike në Viti, po kontrabandoheshin nga Maqedonia e Veriut first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,599FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles