9.1 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Gazetari kosovar në Beograd: Escobar në Serbi larg mediave, Vuçiq ankohet për propozimet që iu ofruan

Gazetari Idro Seferi, ka komentuar vizitën e të dërguarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Serbi.

Seferi tha se takimi mes Vuçiqit e Escobarit në Beograd ka qenë shumë më larg mediave sesa takimet që kanë qenë në Kosovë.

Sipas tij, i tërë takimi ka kaluar me vetëm një njoftim të shkurtër për media, ku Vuçiq ka thënë se takimi ishte i rëndësishëm, ku folën për të ardhmen dhe të gjitha temat që janë të hapura mes Kosovës e Serbisë.

“Ajo që është interesante është se në Serbi ky lajm ka qenë më pak i dukshëm gjatë ditës nëpër mediat serbe, pra vetëm një ngjarje tjetër e zakonshme për mediat në Serbi dhe jo një fokus i madh”.

“E gjithë retorika e këtyre takimeve ka qenë se Serbia do të jetë pjesëmarrëse dhe nuk do të luaj rol negativ në negociata, por do të mundohet të ruaj paqen dhe stabilitetin në rajon”, është shprehur Seferi në në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se edhe në Serbi është folur për disa drafte sa i përket asociacionit, por jo si një çështje serioze.

“Flitet në Serbi për opsione, për marrëveshje por edhe për propozimet që kanë qenë nga Franca e Gjermania. Por, Vuçiq e ka lënë të adresohet në një televizion privat që do të flasë për të gjitha ato që po ndodhin në dialog”.

“Gjatë 2-3 ditëve të fundit, Vuçiq ka thënë se Serbisë janë duke iu ofruar shumë opsione, por që nuk janë të mira dhe të përshtatshme për Serbinë pasi duhet respektuar edhe kërkesat e Serbisë, pra për pjesën e përshpejtimit të dialogut që duket qartë se ka një ide në Serbi se çfarë do të ndodhë”, është shprehur Seferi.

<p>The post Gazetari kosovar në Beograd: Escobar në Serbi larg mediave, Vuçiq ankohet për propozimet që iu ofruan first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles