Gjykimi i Sheriatit për kërkimin e bereqetit

PDF | Print | E-mail

El-Ithnejn 11 Xhumad el Thani 1432 / 16 05 2011alt

Kërkimi i bereqetit mund të bëhet vetëm në dy mënyra:

E  para: Nëpërmjet një mënyre fetare të njohur,  siç është Kurani: “ Ky (Kurani) është një libër i begatshëm, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed).   (Sad, 29)

E dyta: Nëpërmjet një forme konkrete e të njohur, si: Dija, lutja etj. Njeriu fiton begati përmes diturisë dhe ftesës së tij drejt së mirës. Kjo është begati, sepse përmes tyre arrihen mjaft të mira

Kërkimi i ligjshëm i bereqetit ka disa lloje:

Kërkimi i bereqetit me anë të fjalëve, punëve dhe formave të veprimit.

Ka disa fjalë, punë dhe forma veprimesh, nëpërmjet të cilave besimtari mund të arrijë begatin nga Allahu, por me kusht që të jenë në përputhje me Sunetin dhe të mos ketë ndonjë pengesë.

Nga  fjalët përmendim, për shembull, përmendjen e Allahut, leximin e Kuranit etj. Në lidhje me bereqetin dhe vlerën e dhikrit, Ebu Hurejra përcjell se Profeti (Salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “ Melekët vijnë rrotull nëpër rrugë duke kërkuar ata që bëjnë dhikër. Allahu i Madhëruar thotë: “Ju dëshmoj se Unë i fala ata. ‘ Një melek thotë: ‘ Midis tyre është filani, që nuk është si ata, por ka ardhur për një nevojë .  ‘ Allahu thotë: ‘ Ata janë një grumbull, ku asnjë nga pjesëmarrësit në të nuk është i pafat. ‘ “ (Buhariu)  Pjesë e bereqetit të Kuranit është se: “Një shkronjë e vetme shpërblehet me dhjetë të  mira. “ Ebu Umamete el Bahilij përcjell se Profeti (Salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “ Lexojeni Kur’anin, sepse ai do të vijë në Ditën e Kijametit si ndërmjetësues për ta. Lexojeni  “Zehrauejn “- in Bekare dhe Ali Imran,  se shpërblimi i tyre do të vijnë në Ditën e Kijametit  si dy re, si dy hije lëshuese ose si dy grupe shpendësh që i dalin në mbrojtje lexuesve të tyre. Lexojeni suren ‘ Bekare ‘, sepse leximi i sajë vazhdimisht dhe punimi me të është bereqet, kurse lënia e saj është dëshpërim (për shpërblimin që të ka humbur), ndërsa magjistarët nuk munden ta lexojnë e të meditojnë në domethëniet e saj. “ (Muslimi) Nga bereqeti  i Kur’anit, është se ai është shërim për njerëzit, udhëzim dhe mëshirë.  Ndër punët që janë shkaqe për bereqet përmendim:

-           Nxënia dhe dhënia e dijes. Kjo punë e ngre njeriun në dynja dhe ahiret.

-           Falja e namazit me xhemat, gjë që ia shumëfishon shpërblimet dhe ia shlyen mëkatet.

-           Kryerja e shtyllave të tjera të Islamit, pasi në veprimin e tyre ka bereqete të mëdha;

-           Xhihadi në rrugë të Allahut, pasi nga begatitë e tij madhështore është rënia shehid (dëshmor).

 Disa forma apo gjendje për kërkimin dhe arritjen e begatisë nga Allahu janë:

Mbledhja rreth ushqimit, ngrënia në anët e enës, lëpirja e gishtave, ngrënia me masë e ushqimit. Profeti (salAllahu alejhi ue selem ) ka thënë: “Mblidhuni rreth ushqimit dhe përmendni emrin e Allahut që të begatoheni në të. “ (Ahmedi, Ebu Daudi, ndërsa Albani thotë se hadithi është i mirë) “Bereqeti zbret në mesin e ushqimit. Hani në anët e tij e mos hani në mesin e tij.”(Ahmedi,Ebu Daudi, Ibn Maxhja, Albani thotë se hadithi është i saktë) Ai (salAllahu alejhi ue selem) ka urdhëruar lëpirjen e gishtave duke thënë: “Ai nuk e di se ku është bereqeti.“ (Ahmedi) “Mateni ushqimin (të ngrënurit me masë) që të begatoheni në të . “ (Buhariu)

Çdo fjalë ose vepër që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij -kur e kryen me sinqeritet dhe duke pasuar Sunetin e Profetit (salAllahu alejhi ue selem) - bëhet shkak për bereqet.

Kërkimi i bereqetit nëpërmjet vendeve të veçanta.

Në disa vende të caktuara Allahu ka vendosur bereqet, por kushti i arritjes së begatisë në to është që punët të kryhen në to me sinqeritet dhe në përputhje me Sunetin. Ndër këto vende janë xhamitë, ku bereqet merret si shkak i kryerjes së namazeve në to, si shkak i itikafit dhe gjëra të tjera të ligjshme. Nga ana tjetër, nuk bën të fërkosh muret me dheun e tyre, ngase këto janë gjëra të ndaluara. Ka xhami që janë më të bereqetshme se të tjerat, dhe ato janë: Mesxhidul Haram (Kabja), Mesxhidun Nebij (xhamia e Profetit në Medine) dhe Xhamia Aksa (në Jerusalem, Palestinë). Një namaz në Kabe është sa 100 000, në Xhaminë e Profetit sa  1000 dhe në Xhaminë Aksa sa 250 namaze.

Vende të tjera të begatshme janë: Meka, Medina dhe Shami. Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ibrahimi e bëri të shenjtë Mekën dhe bëri dua për banorët e saj, kurse unë e bëra të shenjtë Medinen, ashtu siç e bëri Ibrahimi Mekën dhe unë kam bërë lutje për sain (njësinë matëse) dhe grushtin e banorëve të Medines, ashtu sikur bëri Ibrahimi dua për banorët e Mekës. “ (Transmeton Muslimi). Po kështu ka thënë: “Atë që e dëshirojnë të keqen për banorët e saj, e shkriftë Allahu siç shkrihet kripa në ujë. “ (Transmeton Muslimi) “ Mirësia (tuba) qoftë për Shamin. “I thamë: “E përse? Tha: “ Sepse melekët e Mëshiruesit shtrijnë krahët e tyre mbi të.” (Ahmedi,Hakimi)

Kush banon në Meke, Medine ose Sham, duke kërkuar prej Allahut bereqetin që është në to për të cilin ka lajmëruar i Dërguari i Allahut (salAllahu aleji ue selem) - i është dhënë sukses në një mirës të madhe, ndryshe nga ata që e kërkojnë atë në fërkimin e dheut, mureve dhe pemëve, apo në gjëra të tjera që nuk janë përcjellë në sheriat, të gjitha këto janë bidate,

Po kështu, vendet ku kryhen ritet e haxhit, si: Arafati, Muzdelifeja dhe Mineja. Ato janë vende të begatshme, sepse për shkak të qëndrimit dhe kryerjes së riteve në to besimtarit i falen gjynahet dhe merr shpërblime të mëdha, por me kusht që të respektohet tradita e Profetit për sa i përket, vendit dhe kohës së qëndrimit dhe formës së kryerjes së riteve.

Kërkimi i bereqetit në kohë të veçanta.

Ka disa kohë që Sheriati i ka veçuar me më shumë mirësi dhe bereqet, si: muaji i Ramazanit, me agjërimin falen gjynahet, bëhet më i bollshëm rizku dhe mjetet e jetesës për besimtarin etj.; nata e Kadrit, dhjetë ditët e para të muajit Dhul’hixhe, dita e Xhuma, 1/3 e fundit e natës, e të tjera. Kërkimi i bereqetit prej Allahut në këto kohë, arrihet duke ndjekur udhëzimet e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem).

Kërkimi i bereqetit në ushqime dhe kafshë.

Nga ushqimet nëpërmjet të cilave kërkohet bereqeti janë:

Vaji i ullirit: “Hani vajin e ullirit dhe lyhuni me të, sepse ai është i pemës së begatshme.” (Ahmedi,Hakimi);

Qumështi: Përcillet nga Aishja se Profeti (Salallahu alejhi ue selem), kur i sillej qumësht thoshte: “E sa ka në shtëpi, një apo dy bereqete?“ (Ahmedi)

Fara e Zezë, e cila është shërim për çdo sëmundje me përjashtim te vdekjes, siç ka thënë për këtë i Dërguari (Salallahu alejhi ue selem).

Uji i Zemzemit, i cili është i begatshëm dhe ushqim për atë që do të ushqehet.

Pema e hurmës: “Është një pemë, bereqeti i së cilës është si bereqeti i muslimanëve.“ (Buhariu)

Nga kafshët përmendim kalin: “Mirësia qëndron në balluket e kalit (për qëllim është kali që mbahet për luftë në rrugë të Allahut dhe nuk është qëllimi për çdo lloj kali) deri në Ditën e Kijametit. “ (Buhariu)

Kërkimi i bereqetit nëpërmjet këtyre gjërave, bëhet ashtu siç është urdhëruar në Sheriat, pa i tejkaluar të ligjshmet dhe të lejuarat.

Së fundi, duhet theksuar se gjërat e mësipërme janë thjeshtë shkaqe për begatim, për arritjen e bereqetit. Krijuesi dhe Dhuruesi i bereqetit është vetëm Allahu.

Disa prej mënyrave të ndaluara të kërkimit të bereqetit janë:

- Kërkimi i bereqetit nëpërmjet vendet te begatshme në kundërshtim me Sheriatin, si puthja e xhamive, fërkimi i shtyllave, kërkimi i shërimit nëpërmjet dheut të tyre, fërkimi i mureve të Kabes ose të mekami Ibrahimit, etj.

- Vizita e varrezave për të bërë dua tek ato, për shkak të bereqetit dhe besimit se duaja në to është e vlefshme.

- Kërkimi i afrimit tek Allahu, duke u falur ne vendet ku i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) vërtet është falur gjatë udhëtimeve, etj, por jo duke pasur për qëllim veçimin e tyre. Këtu futen të gjitha ato vende që lidhen me ngjarjet që i kanë ndodhur Profetit (salallahu alejhi ue selem) si: Shpella Hira, shpella e Theurit, Beteja  e Bedrit, vendi i pemës është  kjo begatia juaj e parë. O familja e Ebu Bekrit!” Përmes disa njerëzve, Allahu përmbush disa të mira që nuk i realizon nëpërmjet të tjerëve.

Nga ana tjetër, ka  disa forma mashtruese e të kota të ardhjes së begatisë, siç janë ato që i emetojnë ca sharlatanë, si për shembull: Filani i vdekur është njeri i mirë, prandaj ju ka sjellë gjithë këto begati, e të ngjashme si kjo. Këto lloj formash janë të rreme dhe nuk kanë ndikim. Ndoshta në të tilla raste ka dorë shejtani, duke bërë që njeriu të ndiejë ndonjë rezultat, si “ ndihmë” nga shejtani, e duke shkaktuar kështu një sprovë të madhe.

       E për sa i përket dallimit të begative të rreme apo të vërteta që vijnë për shkak të një personi, ky arrihet duke parë gjendjen e personit. Nëse është vërtet nga evlijatë e Allahut, nëse është prej eulijave të Allahut të devotshëm, pasues i Sunneti dhe i larguar nga bidati, atëherë Allahu përmbush nëpërmjet tij të mira dhe begati që nuk arrihen nga të tjerët. Një nga këto begati është ajo që Allahu realizoi me anë të shejhut të Islamit Ibn Tejmijes, nga i cili njerëzit përfituan si kur ishte gjallë, ashtu edhe pas vdekjes së tij. Nga ana tjetër, nëse është kundërshtues i Kuranit e Sunetit dhe fton tek e kota, “e mira” që vjen prej tij është iluzion.

Bejatu Riduan, etj.

- Kërkimi i bereqetit në kohët e begatshme, si: muaji i Ramazanit, Nata e Kadrit, dita e Xhuma etj, duke bërë vepra të ndaluara. Kërkimi i begatisë bëhet në kohë të caktuara, apo vend të caktuar duhet të behët vetëm me ibadete të ligjshme.

- Veçimi i kohëve të caktuara me madhërim, festë dhe adhurim si: Ditëlindja e Profetit (salallahu alejhi ue selem), nata e Isras dhe Miraxhit, dita e Emigrimit, dita e Bedrit, çlirimi i Mekës etj. Kërkimi i mirësisë në këtë mënyrë është bidat (shtesë në fe).

- Kërkimi i bereqetit duke prekur trupat e njerëzve të mirë dhe duke përdorur gjurmët e tyre. Nuk ka asnjë dëshmi prej fesë që ndonjëri të ketë kërkuar bereqet duke përdorur ujin e abdesit, djersën apo rrobat e Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit apo Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre). Sahabët kërkonin bereqet (prej Allahut) duke përdorur ujin e abdesit të të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem), trupit, djersës, pështymës, flokëve dhe rrobave të tij. Kjo ka qenë e veçantë për të dhe nuk lejohet të krahasohet me të askush prej njerëzve të mirë, qoftë edhe për katër prijësit e udhëzuar (Hulefa er-Rrashidin), apo dhjetë të përgëzuarit me Xhennet, për të mos diskutuar pastaj për të tjerët

Kërkimi i bereqetit është adhurim, prandaj ai duhet të bazohet vetëm në argumentet e transmetuara nga Profeti (salallahu alejhi ue selem).

Kitabu teuhid, sherh Ibn Uthejmin

Përgatiti: -Ebu Talha El-Albanij-

www.botaislame.com

Hits: 2150
Comments (1)Add Comment

Write comment

busy