Mehabetullah – Thënie për dashurin ndaj Allahut

PDF | Print | E-mail

El-Ithnejn 17 Xhumad el Thani 1431 / 31 05 2010alt

408. Abdullah ibn Abbasi radij Allahu anhu, transmeton se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Duane Allahun për arsye se nga mirësia e tij ju ushqen, ndërsa mua më doni për arsye se e doni Allahun, ndërsa familjen time (ehli bejt) duane sepse më doni mua.”(et-Tirmidhiu, el-Hakimi, et-Tabarani dhe Jahja ibn Meini)

 

El Hulejmi Allahu e pastë mëshiruar, thotë:”Ky hadith mund ti nënkuptoj të gjitha mirësitë në përgjithësi. Edhe pse fjala “ushqim” në kuptimin e plotë përdoret për ushqim, në kuptimin e cekur përdoret për ndihmë, udhëzim, njohjen e islamit, rregullimin e ndjenjës dhe kuptimit, apo të gjitha këto së bashku, siç janë cekur në hadithin; ’Te secili që gjenden tri gjera, e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit’ në transmetimet tjera qëndro:’shijen e imanit’, ndërsa shija përdoret për ushqim. Pra nëse lejohet që imani të përshkruhet me shije, lejohet edhe të quhet ushqim. Ashtu që edhe Imani hyn në ‘mirësitë e Allahut’ të përmendura në këtë hadith, ndërsa Allahu e dinë më së miri.”

 

409. Enes ibn Maliku, radij Allahu anhu, transmeton se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë:

 

“Ejani të ju lajmëroj për njerëzit që nuk janë pejgamber e as shehid, e që në ditën e Gjykimit do ti kenë lakmi Pejgamberët dhe shehidët për vendin e tyre tek Allahu i Lartë, ku do të jen në mimber nga drita?”

 

Pyetën (sahabët): “Kush janë ata?” 

 

Tha: “Ata që përqendrohen që robërit e Allahut ta donë Allahun dhe Allahu ti donë robërit e Tij. Dhe ata në tokë ecin si këshilltar të sinqertë.”

 

Pyetëm: “E kemi të qartë se si përqendrohen që robërit e Allahut ta donë Allahun, por si përqendrohen që Allahu ti donë robërit e Tij.

 

Pejgamberi u përgjigj:

 

“Urdhërojnë Dashuri ndaj Allahut dhe ndalojnë atë që Allahu nuk e donë, dhe kur në këtë i dëgjojnë, Allahu i donë.” (Ebu Seid en-Nekkash, Ibnu Nexhxhar,el-Bejhakiu nga Enesi me zinxhir të transmetuesit i cili posedon dobësi (du’f)

 

410. Enes ibn Maliki radij Allahu anhu thotë: “Kam dëgjuar nga i Dërguari salallahu alejhi ve selem, kur ka thënë:

 

“Shenja e dashurisë ndaj Allahut është dashuria ndaj dhikrullahut (përmendja e Allahut), ndërsa shenja e urrejtjes ndaj Allahut është urrejtja ndaj dhikrullahut.” (Kenzul Ummal,1776)

 

El-Bejhekiu, Allahu e pastë mëshiruar, ka thënë:”Ky hadith transmetohet nga Zijad ibn Mejmuni, megjithatë ai është munkerul hadith. Hadithi gjithashtu, përskaj kësaj transmetohet edhe me një transmetim të dobët nga Enes ibn Maliki radij Allahu anhu, ndërsa ne me fjalë të ngjashme e shënojmë nga të parët e drejtë (selefi-salihin).

 

411. Ebu Derda, radij Allahu anhu, transmeton se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë:”Dashuria yt ndaj ndonjë gjeje të bënë të verbër dhe të shurdhët” (Ebu Davudi,Ahmedi)

 

El-Bejhekiu, Allahu e pastë mëshiruar, thotë: “Ky hadith transmetohet si transmetim meukuf.”

 

412. Ebu Derda, radij Allahu anhu, transmeton se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë:”Dashuria yt ndaj ndonjë gjeje të bënë të verbër dhe të shurdhët”

 

El-Bejhekiu, Allahu e pastë mëshiruar, thotë: “Kështu transmeton edhe Seid ibn Ejjubi nga Humejla ibn Muslimi ed Dimeshki, e ai nga Billall ibn Ebu Derda, e ky nga babi i tij me transmetim meukuf e cila gjendet edhe në Taribu Buharij”.

 

El-Hulejmi, Allahu e pastë mëshiruar, thotë: “Nga ky hadith kuptohet se ai i cili e donë Allahun e lartësuar nuk sheh vështirësi (musubete) të cilat Ai i ka caktuar të këqija, e as ibadetet dhe obligimet nuk i vinë vështirë. Kjo është sikurse kur dikush e donë dikë e te ai sheh vetëm atë çfarë e pëlqen dhe që nxit ne kënaqësinë e tij. Nuk beson në lajmin për të përveç atyre lajmeve që shkaktojnë rritjen e dashurisë ndaj tij.”

 

413. El-Abbasi bin Abdul-Mutalibi, në vdekjen e tij i tha djalit të tij: “O Abdullah, po ta lë në vasijjet (amanet) dashurin ndaj të Lartit Allah dhe dashurin ndaj nënshtueshmëris, dhe frikën nga Allahu ndaj mos dëgjueshmërisë. Pra, nëse bëhesh i tillë nuk do ta urresh vdekjen kur do që të vije ajo. Po të lë te Allahu në amanet, djali imë. ”Pastaj u kthye nga Kibla, tha La ilahe illellah, iu shtang shikimi dhe ndërroi jetë.

 

414. Malik ibn Dinari, radij Allahu anhu ka thënë: “Deri te ne ka arrit se Davudi alejhi selam në duatë e tij ka thënë: “O Allahu imë, ma bënë dashurin ndaj teje më të dashur se sa dëgjimin dhe shikimin dhe ujin e ftohtë.”

 

415. Malik ibn Dinari, radij Allahu anhu ka thënë: “Allahu i Lartë ua ka shpallur Izraelitëve: “Me të vërtet, Unë nuk i pranoj fjalët tuaja, por e pranoj synimin dhe dashurin tuaj. Dhe cili synim dhe dashuri bëhet që të arrihet dashuria Ime - heshtja e tij te Menebiti do të merret si lavdërim (takdis), falënderimi (tesbih) dhe nderimi (vekar).”

 

 

416. Dhun-Nun el Misri është pyetur për dashurin, e ai u përgjigj: “Dashuria shihet në atë që të duash atë çfarë Allahu donë dhe ta urresh atë çfarë Allahu urren, të bësh mirë (hajr) për hir të Allahut, ta dëbosh tërë atë çfarë të ndal nga Allahu, që për hir të Allahut mos ti kesh frikë qortimit të askujt, të jesh i butë me besimtarët dhe i ashpër ndaj mosbesimtarëve dhe në fe ta pasosh sunnetin (praktikën) e Resulullahut, salallahu alejhi ve selem.”

 

417. Ebu Jezidi është pyetur për karakteristikat e atij i cili e donë Allahun dhe karakteristikat e atij që e donë Allahu, dhe tha: “Kush e donë Allahun, ai është i preokupuar duke i bërë Atij ibadet duke bërë sexhde dhe ruku. Dhe kur këtë më nuk është në gjendje ta bëjë, freskohet me përmendjen e Tij me gjuhë dhe falënderim. Por kur edhe këtë nuk ka mundësi ta bëjë, freskohet me përmendjen e Tij me zemër dhe është i zënë me meditim. Ndërsa kënd Allahu e donë i jep bujarin sikurse të detit, butësinë sikurse të diellit, dhe nënshtrueshmërin sikurse të Tokës.

 

Nga libri: “Dashuria ndaj Allahut te Lartmadhëruar (dega e 10 e imanit)”

Autori: El-Imam el-Bejhekiu

www.botaislame.com

Hits: 2252
Comments (3)Add Comment

Write comment

busy