El Hamis 05 Sheual 1432 / 23 08 20012
Pasi që ua mësoi studentëve librin e tij 'Kitab at-Teuhid', disa herë, Imam Muhamed Ibn Abdul-Uehhaabi dëshiroi ta përsërit edhe një herë librin.
Studentët e tij thanë: "O Shejh, duam të mësojmë një libër tjetër, libër të fikhut apo hadithit."
Shejhu tha: "Pse?"
Studentët e tij i thanë: "Ne e kuptuan Teuhidin. Ne duam të mësojmë mësim tjetër. "
Shejhu tha, "Pritni, më duhet të mendoj për këtë."
Pas disa ditësh, shejhu erdhi në klasë me pamje të shqetësuar në fytyrën e tij. Nxënësit e tij e pyetën për arsyen.
Shejhu iu përgjigj se ai hasi në diçka që e zemëroi shumë atë.
"Mu transmetua mua se banorët e një shtëpie para dyerve të saj e sakrifikuan një gjel (për xhinin). E dërgove dikë për ta konfirmuar këtë. "
Disa ditë më vonë, shejhi tha: "Nuk e sakrifikuan atë për askënd tjetër, por për Allahun, por aty ishte dikush që kishte kryer zina (amoralitet me nënën e tij)."
Të tronditur, studentët e tij bërtitnin: "Eudhubilah! Ka bërë zina me nënën e tij? Eudhubilah! Ka bërë zina me nënën e tij."
Shejhu i islamit pastaj ua shfaqi xhehlin (injorancën) e tyre në deklaratën e tij - "E kuptuam Teuhidin" - dhe kjo është një nga intrigat (kurthet) më të mëdha të shejtanit.
Studentët shprehen zemërimin dhe shfaqen hidhërim pas dëgjimit për mëkatin e madh, por zemrat e tyre nuk u zemëruan kur u përmend shirku i madh, ta sakrifikosh për dikë tjetër pos All-llahut, e cila të nxjerr nga Islami!
Ata e konsideruan mëkatin e madh më të madh se shirkun.
Kjo ndodh edhe sot. Jemi të zemëruar, kur shohim një mëkat të madh, por kur dëgjojmë apo shohim njerëz që bëjnë vepra të shirkut el-ekbar (shirk i madh), zemrat tona nuk dridhen.
Ky është argument për xhehlin (injorancën) tonë.
Njëri nga selefët, Imam Ebu el-Alijah rahimahullah ka thënë:
"Do të udhëtoja me ditë të tëra derisa e takoja një njeri, dhe gjëja e parë që vëreja ishte në lidhje me namazin i tij. Nëse namazin e tij e kryente prefekt dhe në kohë, do të qëndroja me të për të dëgjuar nga dituria e tij që ai e posedonte. Nëse shihja se është i pakujdesshëm ndaj namazit, e leja atë dhe i thosha vetës se ai për gjëra tjera përveç namazit është edhe më i pakujdesshëm" (në kuptimin se kur është ndaj namazit ashtu, çfarë është në drejtim të diçkaje që është më e vogël se kjo).
Përktheu: -Robëresha e Allahut-
