A është e lejuar për të mësuar fenë vetëm nga librat?

PDF | Print | E-mail

El-Ehad 06 Rexheb 1432 / 27 05 2011alt

Pyetje:A është e lejuar për ta mësuar fenë vetëm nga librat pa iu referuar dijetarëve, sidomos kur është e vështirë për të mësuar para dijetarëve për shkak të numrit të vogël të tyre? Çfarë mendoni për fjalët: "Kush e ka librin shejh, i tilli ka më shumë gabime se korrektësi"?

Përgjigje:Nuk ka asnjë dyshim se dituria arrihet duke mësuar nga dijetarët, por edhe me studimin e librit, sepse librin që e ka dijetari është në realitet një dijetar. Dijetari përmes librit të tij flet, kështu që nëse nuk është e mundur të arrihet dituria tek dijetari, atëherë arrihet nga librat.

 Megjithatë, fitimi i diturisë direkt nga dijetari është më i mirë se të mësuarit nga librat sepse ai i cili mëson nga librat mundohet më shumë dhe investon përpjekje më të madhe, edhe pse përkundër kësaj nuk mund ti dijë shumë gjëra, të tilla si cilësimet e sheriatit dhe rregullat që i kanë përcaktuar dijetarët. Prandaj është e nevojshme që njeriu të ketë dijetar të cilit, sipas mundësisë së tij, mund ti drejtohet.

 Sa i përket fjalëve: "Kush e ka librin shejh është me më shumë gabime se korrektësi", për ata nuk mund të themi kategorikisht se janë absolutisht të sakta, por gjithashtu nuk mund të themi kategorikisht se janë absolutisht të gabuara.

 Nëse njeriu fiton dituri nga çfarëdo libri, nuk ka dyshim se shumë do të gaboj, megjithatë, në qoftë se në mësimin e tyre mbështetet në librat e njerëzve të njohur nga dituria dhe saktësia e tyre, me siguri se numri i këtyre gabimeve do të jetë shumë më i vogël, apo edhe në përgjithësi nga ajo çfarë flet dhe prezenton të jetë e drejtë.

Burimi: 'Zgjim islam-rregullat dhe udhëzimet'

 Shejh Muhamed b. Salih el-Uthejmini, rahimehullah- fq:118 /Stazomislama.com/

www.botaislame.com

Hits: 846
Comments (0)Add Comment

Write comment

busy