Vërtetësia e Hadithit: "U kthyem prej xhihadit të vogël në xhihadin e madh"

PDF | Print | E-mail

El – Ithnejn 3 Xhumada Al-Ula 1433 AH / 26 03 2012alt

Pyetje: A është ky hadith i vërtetë (U kthyem prej xhihadit të vogël në xhihadin e madh) d.m.th. Xhihadin e epshit?

Përgjigjja: Elhamdulilah

Hadithi: "U kthyem prej xhihadit të vogël në xhihadin e madh" e transmeton Bejhekiu me zinxhir të dobët.

Ka thënë Ibn Hxheri Allahu e mëshiroftë: Kjo është fjalë e Ibrahim ibn Ebi Able dhe nuk është hadith po ashtu e ka transmetuar el-Axheluni nga Hafidhi në Keshf dhe kjo është shkurtimisht çfarë e ka përmendur el-Axheluni.

Në një variant tjetër nga Bejhekiu transmetohet: "Than: E cili është xhihadi i madh? Tha Xhihadi i zemrës."

Transmeton (Hatib el-Bagdadi) me shprehjen: U kthyem prej xhihadit të vogël në xhihadin e madh: Thanë: Cili është xhihadi i madh? Tha: Xhihadi i robit ndaj epshit të tij) e transmetojnë të gjithë nga Xhabiri po kështu është edhe në librin (Keshfu Hifa) ndërsa ka thënë: Shejhul Islam ibn Tejmijeh Allahu e mëshiroftë në Fetava në vëllimin e 11/197: Sa i përket hadithit që disa e transmetojnë se i Dërguari salAllahu alejhi ve selem ka thënë: U kthyem prej xhihadit të vogël në xhihadin e madh, ky hadith s`ka bazë dhe nuk e transmeton askush prej muhadithëve të njohur në fjalët e të Dërguarit salAllahu alejhi ve selem dhe veprat e tij.

Marr nga: Sual vel xhevab

Përktheu: -Ebu Merjem-

www.botaislame.com

Hits: 1648
Comments (0)Add Comment

Write comment

busy