El – Arbiah 13 Rabi el Thani 1433 / 07 03 2012
Rafidit – këta janë shijat, por kuptimi i shiave është më gjithë përfshirës se sa ai i rafidive, sepse termi shija përdoret për secilin që e madhëron familjen e Profeti, alejhi selam, madhërimin më të lartë se sa që është i obligueshëm.
Sa u përket rafidive, këta janë ata që e refuzuan Zejd b. Ali b. El-Huseinin, radijAllahu anhu, kur i erdhën dhe e pyeten atë rreth Ebu Bekrit dhe Omerit dhe ai i lavdëroi ata dhe tha se ata ishin dy vezirët e gjyshit tim (Muhammedit, alejhi selam) dhe e refuzuan për arsye se rafidit nga injoranca e tyre mendonin se ai i cili e lavdëronte Ebu Bekrin dhe Omerin e ka përdhunosur nderin e Aliut, dhe ai i cili e donë Ebu Bekrin dhe Omerin e ka urrejtur Aliun, radijAllahu anhu, dhe kjo ishte nga injoranca e tyre.
Ali b. Ebi Talibi, radijAllahu anhu, e dinte vetë të drejtën e familjes së tij, dhe edhe përkundër kësaj thoshte: Më i mirë i këtij umeti pas Profetit janë Ebu Bekri dhe Omeri! Por disa rafidi thonë: Më të këqinjët të këtij ummeti janë Ebu Bekri dhe Omeri. Allahu na ruajt! Dhe ata bëjnë thirrje se janë mbrojtës (evlija) të Ali b. Ebi Talibit dhe familjes së Profetit, ndërsa Ali b. Ebi Talibi dhe ehlul-bejti janë të pastër nga ky tarikat (rruge), veçanërisht pasi disa nga këta rafidi thërrasin që disa nga imamët ka nga ata për të cilët thonë – se ka prej tyre (imamëve) të cilët janë në atë shkallë që nuk i kanë arritur as melaiket e ndershme e as profetët e dërguar, dmth. se imamët e tyre janë më te mirë se Profetet, dhe se ata janë më te mirë se engjëjt (melaiket), për më tepër, ka edhe disa që thonë se ka nga imamet e tyre që e drejtojnë universin, dhe e përjashtojnë Allahun xhele shanuhu, nga menaxhimi i gjithësisë, Allahu na ruajt, dhe ky është shirk i madh i cili të nxjerr nga dini (besimi).
Kush thërret (beson) se universin e drejton dikush tjetër përveç Krijuesit të tij, azze ve xhel, i tilli është renegat kafir (felëshues) i Islamit, edhe nëse ai falet dhe agjëron dhe bene dua (lutet), dhe e kryen haxhin dhe umren, ajo me nuk do ti bëjë dobi, Allahu thotë:
"E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur."(Furkan, 23)
Ndërsa rafidii i kanë disa firke (sekte), por ajo rrugë e cila është siç e përshkrova unë, se ekziston dikush që menaxhon universin nga imamet afër Zotit të universit që kemi, i tilli është kafir dhe nuk ka dyshim në kufrin e tij.
Autor: Ibn Uthejmini, Lika `el-bab el-meftuh, 22/77. Fetvaja u morr nga libri ' Pesëqind përgjigjet në akide`.
Përktheu: -Robëresha e Allahut-
